Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Qeveria e Kosovës vendos masa të reja reciprociteti ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës vendos masa të reja reciprociteti ndaj Serbisë

08:33, 31/05/2020
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomikë nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Vendimi, sipas njoftimit, mbetet në fuqi për afat të pacaktuar, ndërsa nuk mund të njihet si person juridik një shoqëri tregtare e themeluar sipas rregullave të autoriteteve në Serbi, por vetëm në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

igorkampula@gmail.com31/05/2020 16:35

Nje gje Qesharake te marten formohet qeverija e Hotit kurse sot qeverija e Kurtit vendos reciprocitetin .Pa i bere pyetje vetvetes se kush e pyet Kosoven se cka dote ndodhet askush e sidomos Amerikanet JO ata treguan qe ne fillim qe te hiqet taksa dhe mos te flitet per reciprocitetin ,e vetmja cka ka mbetur qe Amerika nuk e ka terhequr njohjen e Kosoves edhe kjo dote ndodhe dhe keshtu Kosova doti kthehet Serbise me nji Autonomi por jo si shtet i pa mvarur.

Shto koment

Denonco