Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

'Rama provokon shqiptarët, çon negociatorë me BE-në 6 këshilltarë bashkiakë që firmosën shembjen e Teatrit'

'Rama provokon shqiptarët, çon negociatorë me BE-në 6 këshilltarë bashkiakë që firmosën shembjen e Teatrit'

21:28, 30/05/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo publikoi sot listën e emrave të grupit negociator me Bashkimin Europian teksa e quan provokim perfshirjen ne liste te keshilltareve qe votuan per shembjen e Teatrit Kombetar.

Në një postim të Facebook, Pollo shprehet se 6 prej tyre janë këshilltarë bashkiakë dhe kanë votuar pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas Pollos, Romina Kuko, Dajana Sorensen, Ermira Gjeçi, Oltioan Rrumbullaku, Ervin Mete dhe Ornela Çuçi kanë votuar pro shembjes së kësaj godine.

“Me këmbë të mbarë!! Negociatorët e Ramës me Brukselit janë ata që miratuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.Dua të bind veten se është rastësi dhe jo qëllim ogurzi por nuk po arrij dot. 1/3 e grupit negociator me BE, i miratuar dje nga qeveria rilindiste, janë këshilltarët bashkiakë që “votuan”, s’dihet se kur dhe se si, pro VKM-së së Edi Ramës për shëmbjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar!!! Kjo mbasi Komisioni Europian ka qenë kritik me shembjen dhe në Parlamentin Europian po zgjerohet protesta kundër kësaj barbarie. Provokimi nuk është i fshehur por açik. A po e bën me qëllim që të sabotojë negociatat pa nisur ende? Zoti na ruajt nga lart në qiell por përgjigjen Rama duhet t’a marrë këtu në tokë!”- shprehet Pollo.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco