Manjani: Pse habiteni, a nuk ishte Ardi Veliu që u kap duke manipuluar dëshmitarin për vëllain e Xhafaj

Manjani: Pse habiteni, a nuk ishte Ardi Veliu që u kap duke manipuluar dëshmitarin për vëllain e Xhafaj

18:52, 30/05/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke iu rikthyer edhe njëherë skandalit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut, shkruan ndër të tjera se njerëzit nuk duhet të habiten nga sjellja e tij, pasi po ky person është i njëjti që po me video u kap duke përgatitur dëshmitarë të rremë, në rastin e vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.

‘Po pse bëheni tuhaf o njerëz?

Adi Veliu u zu në flagrancë, po me video, duke përgatitur dëshmitar të rremë për çorientuar drejtësinë. Ishte rasti i vëllait të ish Ministrit të Brendshëm. Nuk mund të harrohet ajo ngjarje.

Bëni një kërkim në google ta freskoni memorien.

Qartësisht drejtori ishte i dyshuar kryesor në kryerjen e veprimeve që pengojnë dhënien e drejtësisë.

Krimi kundër drejtësisë dhe shpërdorimi i detyrës ishin evidente. Por drejtësia u mor me denoncuesin e videos, jo me shkatërruesit e hetimit.

Tani çfarë prisni të veprojë "drejtësia e Bosit" mbi drejtorin që fyu, shpifi dhe dhunoi jetën private të një gruaje?! Apo që justifikoi dhunën brutale ndaj të birit të saj?!

Apo prisni të bëjë çudira morali?!

Seriozisht e keni?!

Jo, jo. Ata do jenë aty deri sa ti lëmë ne të rrinë... Ashtu si vaji në lakra do pluskojnë. Do qelbin dynjanë si lakër e zier dy herë, por nuk ikin me dëshirë.’

Por jam i bindur që nuk do jenë gjithë jetën aty...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Krist30/05/2020 20:17

Qenka i bindur Ylli manjani,se Rama me Ardi Veliun,nuk do te qendrokan tere jeten aty!More Ylli,po edhe sikur te duash ti dhe te tjeret si puna jote dhe e imja, ata nje dite do te largohen,sikurse edhe e kane deklaruar -Kur t'i mbushet mendja atyre,sepse do shkojne te kalojne (pleqerine me Kokedhimen jo),por vakancat deri ne pleqerine e voneshme,per te perdorur parat qe kane vjedhur ,gjate gjithe jetes se tyre.Thone se ato para,jane jo hallall,por sic duket edhe kjo shprehje,do kete rrjedhur,prej mediave kazan.

Shto koment

Denonco