VIDEO/ Gazetari: Ardi Veliu, kurbani i parë (por jo i fundit) i shembjes së Teatrit Kombëtar

VIDEO/ Gazetari: Ardi Veliu, kurbani i parë (por jo i fundit) i shembjes së Teatrit Kombëtar

18:51, 30/05/2020
A+ Aa A-

Ardi Veliu do të jetë kurbani i parë, por jo i fundit i shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook gazetari Bledian Koka.

Sipas tij, pikërisht rrënojat e Teatrit do të jenë varri politik i karrierave të shumë rilindasve, përfshirë edhe atë të kryerilindasit.

Postimi i Bledian Kokës:

"Karma, kjo e përdalë e pamëshirshme!

Ardi Veliu i cili ishte në krye të operacionit të turpshëm dhe mizor policor, na e kanë hedhur si mish për topin e mllefit tonë pa ngushëllim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. I pavetedijshëm se raportimi i tij në komisionin parlamentar do jepej, Ardi i gjorë tentoi të bënte rilindasin me video instagrami përballë deputetëve. Tani me të drejtë i madh e i vogël jane turrur për ta bërë fërtele Ardin e gjorë, i cili me shumë gjasa do të jetë kurbani i parë (por jo i fundit) i mëkatit të pafalshëm të prishjes së Teatrit Kombëtar. Teatri do të jetë varri politik dhe varri i karrierave të shumë rilindasve. Në fund edhe i kryerilindasit!.

p.s...por deri atëherë le të shohim sesi Almir Balla e shikon tentativën e Ardit te gjorë për tu bërë me zor rilindas".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco