Shtimi i rasteve me Covid-19/ Ish-ministri: Komedia e luajtur këto 3 muaj nga qeveria, ishte dështim tragjik

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Ish-ministri: Komedia e luajtur këto 3 muaj nga qeveria, ishte dështim tragjik

17:35, 30/05/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, duke komentuar shtimin e rasteve të reja me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, shkruan ndër të tjera se rastet e reja nuk nuk tregojnë asgjë tjetër vetëm se komedia e luajtur këto tre muaj nga qeveria nuk është gjë tjetër vetëm se një dështim tragjik.

‘Rastet e reja me Covid 19 tregojnë se komedia e luajtur këto tre muaj nga Qeveria ishte një dështim tragjik.

Këto dite kemi aq raste të reja sa kishim edhe në ditët më të “nxehta” të epidemisë, në fakt më tepër në institucionet shëndetësore, duke vërtetuar ate çfarë ne kemi deklaruar për atë “Kurbë”!!!

Vendi sot është jashtë kontrollit nga ana epidemiologjike, me ekonomi të shkatërruar e demokraci të deformuar rëndë.

Kulmi i cinizmit arriti me “krimin ndaj njeriut” të shëmbjes së Teatrit nga qindra policë e punonjës dhe me nxitje protestash sepse cënimi i demokracisë është më i rrezikshëm se sa ai Virus.

Në këto kushte dështimi të plotë duhet aplikuar një strategjie e re transparente, për të ndaluar përkeqësimin shëndetësor e ekonomik:

1-Të vihen në eficiencë të gjitha kapacitetet ekonomike të vendit, duke vendosur kontrolle rigoroze në ato me të rrezikuara si Call Center, Fasonët etj.

2- Të shfrytëzohen totalisht hapësirat e vendit si detet, ujërat, pyjet, parqet, klima, temperaturat, etj për të mbrojtur popullësinë, duke stimuluar dekoncentrimin e saj nën disa rregulla.

3-Shteti të garantojë maskat e dizifektantët për të gjithë.

4-Te realizohet mbrojtja me pajisje e instruktimi i të gjithë personelit shëndetësor, parësor e spitalor, testimi i tij, si dhe vigjilenca ndaj pacientëve.

5-Të realizohet testimi virusal i çdo qytetari me temperaturë mbi 37,5; ndjekja e plotë e kontakteve të pozitivëve për 10 ditët e fundit, gjëra që kërkojne aktivizimin e mjekut të familjes.

6-Për këto t’u krijohen lehtësitë laboratorëve publike e private për t’u pajisur me aparaturat e reja e realizuar kështu egzaminimet e shpejta të PCR afër publikut.

7- Të stimulohen të gjitha kapacitetet laboratorike për të realizuar një testim të gjerë imunologjik në popullësi.

8- Të ngrihet një Komitet real specialistësh, që të vendosë edhe oponencën ndaj Qeverisë.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco