Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Protestoi me bashkëqytetarët e tij, arrestohet zyrtari i PD në Fier

Protestoi me bashkëqytetarët e tij, arrestohet zyrtari i PD në Fier

17:08, 30/05/2020
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar Alfred Davidhin, drejtuesin e Grup-seksionit të PD në Topojë të Fierit. Shkak është bërë protesta e djeshme, ku banorët e Topojës u mblodhën me iniciativën e tyre për të kërkuar më shumë kujdesje nga qeveria.

Lajmin e bën të ditur kreu i PD Fier, ish deputeti Luan Baçi.

Sipas tij, në mënyrë tinëzare policia e Ramës, militantë të Rilindjes, po veprojnë në mënyrë të kundraligjshme duke bërë presion, mbi drejtues të strukturave të PD Dega Fier.

Ja çfarë shkruan kreu i PD Fier, Luan Baçi:

Alfred Davidhi Drejtues i Grup seksionit te PD Topoje, Fier sot eshte arrestuar nga policia.

Ne menyre tinezare policia e Rames, militante te Rilindjes, po veprojne ne menyre te kundraligjshme duke bere presion, mbi drejtues te strukturave te PD Dega Fier.
Shkaku eshte protesta e dt 29 Maj, ku shume banore te Topojes u grumbulluan me iniciativen e tyre ne qender te Fshatit duke kerkuar kujdesin e qeverise dhe duke denoncuar, abuzimet dhe vjedhjet ne energjine elektrike, ujin e pijshem, mungesen e infrastruktures dhe selektimin e qytetareve ne dhenien e ndihmave.
Une isha vet ne ate tubim paqesor te banoreve te Topojes, i ftuar nga shume qytetare pjesemarres, ku me qytetarine qe i karakterizon, kerkuan paqesisht vemendje dhe drejtesi.

Alfred Davidhi ishte nje nga pjesemarrsit dhe folesit ne kete tubim, si gjithe banoret e tjere, por fakti se eshte drejtues i Grup seksionit te PD ne Topoje, beri qe policia sot ta shoqeroj pa kurr fare shkaku per ne komisariat.

I bej thirrje drejtorit te plocise ne Fier, drejtorit te pergjithshem te policise Veliu dhe ministrit Lleshaj te heqin dore nga presionet dhe shantazhet, te heqin dore nga intrigat dhe inskenimet, leri te qete qytetaret e Fierit liro menjehere Alfred Davidhin dhe çdo qytetar tjeter qe ke bere ne plan per te ndaluar.
Do te pergjigjeni para ligjit, ne nuk do te tolerojme, ne nuk do te harrojme, ne mbajme shenim çdo gje, qytetaret nuk do te falin.
Eshte e afert dita qe do te jepni llogari mos i shtoni zullumet tuaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco