'Shuplaka' e Komisionit të Venecias: Duhen bërë ndryshime në veting

'Shuplaka' e Komisionit të Venecias: Duhen bërë ndryshime në veting

15:18, 30/05/2020
A+ Aa A-

Krahas ndryshimit në Kushtetutë të formulës së betimit të anëtarëve të gjykatës kryesore në vend, Komisioni i Venecias propozon të tjera ndryshime që prekin reformën në drejtësi. Në opinionin final dërguar presidencës dhe kuvendit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, 'Venecia' verën nevojën e ndryshimeve dhe në veting. Ndaj 2 shkallëve të këtij fundit, ka vërejte për mungesë koherence, përveç ngadalësisë në vendimmarrje, që ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

“Për më tepër, duket e paqartë mbi bazën e cilave kritere, disa vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u ankimuan nga Komisioneri publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Duhet të gjenden modalitetet e përshtatshme, madje dhe të ndryshohen nëse është e nevojshme, që ky proces të mos pengojë funksionimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Komisioni nuk mund të rekomandojë përshpejtimin procesit të vetingut. Por në të dy shkallët vendimet duhet të jepen në mënyrë koherente”.

Ky argument vjen në një kohë kur cilësia e vendimeve të vetingut është kthyer në një prej debateve të momentit, pas hetimit dhe pezullimit të gjyqtarit të KPA, Luan Daci. Por në çdo rast, 'Venecia' e përcakton të detyrueshëm kalimin e të dy shkallëve të vetingut për t’u përzgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Për të mos pasur episode si në rastin e Besnik Muçit, i cili vetëm pak javë pasi i emërua në gjykatë u shkarkua nga shkalla dytë e vetingut.

“Në çdo rast, nuk mund të ketë asnjë dyshim, se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet ta kalojnë vetingun. Po ashtu që KED duhet të propozojë vetëm kandidatët që e kanë kaluar këtë proces”.

Drejtësia dhe mosndërhyrja në të ka qenë shqetësimi ndërkombëtar i këtyre ditëve, kryesisht o ambasadës amerikane. Por si nga shumica ashtu dhe presidenca është artikuluar nevoja e ndryshimeve në ligje të caktuara të reformës në drejtësi./A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco