Nishani, ministres 'së tmerruar': Keqbërësit të kenë frikë, populli nuk ndalet më!

Nishani, ministres 'së tmerruar': Keqbërësit të kenë frikë, populli nuk ndalet më!

14:57, 30/05/2020
A+ Aa A-

Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka replikuar me qeverinë lidhur me takimet me popullin që po zhvillon kreu i PD, Lulzim Basha.

Pak pasi ministrja e Shëndetësisë u shpreh “e tmerruar” nga takimet e Bashës me popullin, me pretekstin e epidemisë, Nishani i përcolli këtë mesazh Ogerta Manastirliut dhe shefit të saj Edi Ramës:

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterrin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qënka në rrezik! Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve, Gangsterri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve!

Keqbërësit duhet të kenë frikë! Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më! Kombi nuk e pranon tradhëtinë! Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut!"

 

Ogerta Manastirliu tha sot: "Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh! Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Zoti Basha mund t'i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t'i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni30/05/2020 16:06

Sigurisht , ju tmerron kjo ngjeshje njerezish , por kjo eshte pergjigje e asaj ngjeshje vjedhjesh qe ti moj ministre diteshkurter dhe plerat si ty , qe jeni fatkeqsia e ketij vendi , i keni bere popullit , i cili perjeton mjerimin dhe dramen ne te cilen e keni zhytur .shperthimi ikesaj revolte , eshte shperthimi i urrejtjes se akumuluar dhe eshte i pandalshem deri ne shporjen tuaj .

Skrapari30/05/2020 16:06

Ti Manastirlliu je e mire vetem per nje gje. Per te tjerat je nje fyryfycke. Nuk ja ke haberin asgjeje.

Shto koment

Denonco