Skenarët apokaliptikë të Bankës Botërore: Shqipëria do zhytet në varfëri!

Skenarët apokaliptikë të Bankës Botërore: Shqipëria do zhytet në varfëri!

14:59, 30/05/2020
A+ Aa A-

Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë.

Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfrit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të  vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon. Pas Shqipërisë, vjen Kosova.

Shtresa e mesme ndërkohë parashikohet të tkurret deri në 150 mijë individë. Skenari 1 i Bankës Botërore i referohet faktit nëse kriza zgjat 3 muaj dhe skenari 2, nëse zgjat 6 muaj. Të tjera të dhëna tregojnë se të ardhurat e familjeve shqiptare do të bien nga 3% deri në thuajse 14%, në bazë të skenarëve por edhe në bazë të shtresës së popullsisë, pra të varfër a të pasur. Këta të fundit pritet të pësojnë tkurrjen më të madhe në të ardhura, sipas të dyja skenarëve, edhe atij më optimistit, por edhe atij më pesimistit.  “Kriza e  shkaktuar nga COVID-19 dhe  masat kufizuese pritet të përmbysin arritjet e fundit në drejtim të reduktimit të varfërisë në Shqipëri”, nënvizon BB mes rreshtave.

Sipas  simulimeve të kryera  vlerësohet  se, shkalla  e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pikë përqindje, duke shkuar në rreth 40 përqind në skenarin e parë dhe 44% në skenarin e dytë. “Sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më  pesimist, ajo do  të  ishte  e  barabartë  me nivelin e  vitit  2005.  Meqenëse  shumica  e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëz venë qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre”, thotë ndër të tjera Banka Botërore./Scan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/05/2020 19:11

JOOOOOOO! MOS MASHTRONI NJEREZIT!!! SHQIPTARET PAS RREZIMIT TE SATRAPIT TE SURRELIT DO TE PASUROHEN!!! JA PO E BEJ UNE LISTEN E TE ARDHURAVE PAS BURGOSJES SE RAMES DHE BANDES SE RILINDJES: 1. 5 MILIARD EURO I KA EDVIN KRISTAQ RAMA 2. 3 MILIARD EURO I KA ARBEN AHMETAJ 3. 3 MILIARD EURO I KA GJYSHI 4. 2 MILIARD EURO I KA DAMIAN GJIKNURI 5. 2 MILIARD EURO I KA TAULANT BALLA 6. 2 MILIARD EURO I KA LALI PLEHU (ERJON VELIAJ) 7. 2 MILIARD EURO I KA BELINDA BALLUKU 8. 1 MILIARD EURO I KA LALA SEJDINI I ELBASANIT 9. 1 MILIARD EURO I KA IDIOTI I KUKESIT SAFET INJORANT GJICI 10. JANE DHE 10 TE TJERE ME NGA 500 MILIONE EURO 11. JANE DHE 15 ME NGA 100 MILIONE EURO 12. JANE EDHE 20 ME NGA 50 MILIONE EURO 13. JANE EDHE 30 ME NGA 5 MILIONE EURO 14. JANE EDHE 40 ME NGA 1 MILIONE EURO 15. JANE EDHE 50 ME NGA 500 MIJE EURO E GJITHE SHUMA E VJEDHUR, E ABUZUAR DHE E SHPERDORUAR NGA BANDA E RILINDJES NE TE GJITHA NIVELET QE NGA VITI 2013 I ARDHJES NE PUSHTET SHKON RRETH 28 MILIARD E 725 MILIONE EURO!!! A E SHIKONI O SHQIPTARE SE SA TE PASUR JENI!!!!!???? A ESHIKONI O SHQIPTARE SE SA SHUME NA KANE VJEDHUR???!!!! KETE VJEDHJE GJIGANDE DUHET TE FILLOJE TE HETOJE SPAK, BKH, GJYKATA E LARTE DHE DREJTESIA E PAVARUR!!! KTHIMIN E KESAJ SHUME NE BUXHETIN E SHTETIT DUHET TE PREMTOJE BASHA!!!

Daj Jaku30/05/2020 15:58

Mos u kasavetni o ju të Bankës Botëtore. Shqipëria ka 90% të aktivitetit ekonomik të nëndheshëm, trafik droge, trafik njerëzor, trafik seksi, lavatriçe e pastrimit të parave të mafjes dhe krimit botëror. I gjithë ky aktivitet kriminal kontrollohet nga kryeministri, policia, ushtria, shërbimet sekrete, me bekimin unanim të gjithë ambasadave dhe organizmave të kontrollit ndërkombëtar të akredituara në Shqipëri. Këto kohë të turbullta të globit janë stinë të arta për aktivitetin e mafjes botërore, e cila në Shqipëri ka mbështetjen dhe imunitetin e pushtave të pushtetit. Tek e fundit, kryebanditi i qeverisë ka deklaruar se askush në Shqipëri nuk vdes nga uria, edhe pse 500 mijë shqiptarë arratisen për ti shpëtuar urisë. Nga ana tjetër, në kryeqytetin e Shqipërisë hidhet beton më shumë se në çdo kryeqytet të Europës, për çudinë e Bankës Botërore që nuk sheh asnjë kreditim bankar për këtë sasi kolosale betoni... të gjithë riçiklojnë paratë e pista të krimit, të gjithë organizmat e anti krimit dhe antimafjes mbyllin sytë, duke filluar nga ambasadori i BE, kryemafjozi italian Luigi Sorecca, e deri tek siamezia amerikane. Nuk mund të ketë shtëpi pa hale', Shqipëria është kthyer në hale' të Europës, me pëlqimin unanim të burokratëve të saj, për interesat e tyre personale. Keni si shembull Kmut Fekalestein...

Shto koment

Denonco