Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çollaku për SYRI TV: Kushtetuesja zgjidhi krizën e legalitetit, por hapi krizën e legjitimitetit

Çollaku për SYRI TV: Kushtetuesja zgjidhi krizën e legalitetit, por hapi krizën e legjitimitetit

14:43, 30/05/2020
A+ Aa A-

Kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, tha në studion e “Syri Televizion” se në Kosovë ka një krizë legjitimiteti, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për krijimin e qeverisë së re.

 “Vendimi i Kushtetueses në Kosovë zgjidhi krizën e legalitetit në Kosovë. Qeveria kishte një çështje të legalitetit. Ky akt gjykim e zgjidhi, por ka hapur një çështje edhe më të madhe. Është hapur kriza e legjitimitetit të qeverisjes. Legaliteti u zgjidh nga gjykata, por legjitimitetin e zgjidhin qytetarët, votuesit".

"Kur thyhet legjitimiteti i qeverisjes duhet të shkohet tek zgjedhjet për ta zgjidhur. LDK dhe LVV ishin në një aleancë të pashpallur që fituan me qëndrim të përbashkët, reciprocitet me Serbinë dhe ruajtje të kufijve. Ky ishte legjitimiteti i votës. LDK po e ndryshon qëndrimin teksa po shkon drejt një qeverisje të re, ka humbur legjitimitetin”, ka thënë ai.

Kreshnik Collaku deklaroi gjithashtu, se lobi serb në Washington është më i fortë se kurrë, duke shkuar në të njëjtën linjë me Presidentin Ilir Meta, sa i përket deklaratës për ndikimin e lobit serb në zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco