VIDEO nga takimi masiv i Bashës në Durrës: E vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve

VIDEO nga takimi masiv i Bashës në Durrës: E vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve

14:40, 30/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me banorët e Kënetës në Durrës, të cilët nuk e kanë humbur entuziazmin dhe shpresën për ndryshim, pavarësisht vështirësive të mëdha. Për kreun e opozitës është shumë e rëndësishme që mbyllja dymojore i bëri shqiptarët të kuptojnë se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi. Në komunikimin me banorët e Kënetës, zoti Basha vuri në dukje se largimi një orë e më parë i Edi Ramës është kërkesë e shumicës së shqiptarëve, pavarësisht përkatësise politike, profesionit apo moshës së tyre, pasi ai konsiderohet si e keqja më e madhe  në keto 7 vjet për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë. 

“Ramavirusi ka vepruar në mënyrat më perfide dhe tinzare për të shkatërruar ekonominë, për të shkatërruar vendet e punës, për të shkatërruar familjet tona, për të nisur qindra mijëra djem dhe vajza drejt emigracionit dhe për të shkatërruar institucionet e demokracisë, për të prishur zgjedhjet, për të kapur drejtësinë dhe po bëjnë gjithçka sot për të shkatërruar edhe reformën zgjedhore, sepse Ramavirusi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ato janë vaksina që do ta mposhtë, do ta shkatërrojë e do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”- tha zoti Basha. 

Duke uruar që vaksina kundër virusit të dalë sa më shpejt, kreu i opozitës identifikoi kurën që i duhet vendit për të rimarrë veten. 

“Nuk e di se kur do të vijë kura për koronavirusin, shpresoj sa më shpejt, por e di qe e vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”- theksoi zoti Basha mes entuziazmit të banorëve të Kënetës. 

Lulzim Basha vuri në dukje se për shkak të Ramavirusit, vjedhjes dhe mungesës së ndihmës gjatë pandemisë ekonomia është shkatërruar dhe mbi 120 mijë vende pune janë mbyllur në dy muaj. 

“Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto shtatë vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. E pra taksat i rriti, faturat e energjisë i rriti, çmimin e naftës e rriti, gjobat i rriti dhe kur erdhi dita, kur erdhi dita, kur e vetmja detyrë e çdo qeverie në botë ishte t’u vinte në ndihmë njerëzve, Edi Rama i braktisi njerëzit, i braktisi familjet në nevojë, i braktisi bizneset, i braktisi të punësuarit, i braktisi të papunët”- tha kreu i opozitës. 

Ai tërhoqi vëmendjen me dy fakte të rënda që tregojnë se kujdesi i qeverisë është për një grusht oligarkësh dhe për të vjedhur përmes tenderave, në kohën kur mijëra biznese janë duke falimentuar për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria: Pagesa më e fundit prej 730 mijë eurosh për inceneratorin e Tiranës dhe tenderi 3.9 milionë euro për zyrat luksoze të Ujësjellësit në Tiranën pa ujë.

“Në vend që t’i çojë paratë për t’i ndihmuar ata që I humben vendet e punës sepse u mbyllen bizneset dhe është përgjegjësia e shtetit me kushtetutë dhe ligj të kompensojë çdo dem. Është detyrë e Edi Ramës, nuk është lëmoshë e qytetarëve”- tha kreu i opozitës, i cili solli si model të abuzimit me pushtetin në kurriz të shqiptarëve shembjen e Teatrit për interesa mafioze. 

”Edi Rama është I lidhur kokë e krye me mafien që do të ndërtojë kullat e korrupsionit në territorin e teatrit dhe jo vetëm kaq por në emrin tuaj, në emrin e shtëpive tuaja, të fëmijëve tuaj, me leket që dalin nga xhepat tuaj, do të marrin 30 milionë euro borxh që të ndërtojnë teatrin e ri. Në mes të pandemise i ka lënë njerëzit pa bukë, i ka lënë njerëzit pa shpresë, i ka lënë bizneset mes katër rrugëve dhe do të marrë 30 milionë euro për të ndërtuar një teatër të ri"- u shpreh Lulzim Basha, me një angazhim të vendosur për të ndaluar të keqen në interesin më të mirë të qytetarëve. 

“Nuk ju premtoj mrekullira, por unë dhe Partia Demokratike dhe koalicioni i opozitës së bashkuar me i madhi në 30 vite, ju premtojmë se ne do të sillemi si një qeveri normale për t’ju garantuar një jetë normale që ju të keni dinjitetin normal. Ju garantoj se do t’i japim fund hedhjes së parave të taksave tuaja në xhepat e oligarkëve"- u shpreh zoti Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi30/05/2020 16:05

Rama ik Rama ik Rama ik Rama ik Rama ikkkkkkkkkkkk

Shto koment

Denonco