Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Reforma/ Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

Reforma/ Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

14:16, 30/05/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili, ka paralajmëruar se Opozita e Bashkuar nuk do t’i lëshojë pe, mazhorancës, në administrimin e procesit të zgjedhjeve.

Pikërisht sot, ditën e parafundit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, një ditë para fundit të afatit që palët i kanë vendosur vetes, Vasili ka shprehur vendosmërinë se nuk do t’i bëjnë asnjë lëshim Rilindjes që të mund të vjedhë sërish zgjedhjet.

Në mesazhin e tij, Vasili shkruan:

"Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

"Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi të plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformes.

Ulja kritike e nivelit të garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria, përmes propozimit të Partisë Socialiste rrëzon të gjithë procesin e Reformës dhe e bën praktikisht nul atë.

Ky refuzim ka synim të ligjerojë manipulimin e zgjedhjeve të Dibrës në 2016, të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 dhe të turpit të votimeve moniste të 2019 dhe ripërsëritjen e tyre edhe në të ardhmen.

Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj, kushte themelore për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Rilindja e ka penguar qëllimisht integrimin e Shqipërisë në BE.

Pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave.

Ka vetëm një përgjegjës për bllokimin e hapjes së negociatave, ky është Edi Rama."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco