Bardhi: Rama është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve

Bardhi: Rama është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve

13:03, 30/05/2020
A+ Aa A-

Tubimi masiv me qytetarë në Durrës nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Teksa poston foto nga pamjet e këtij takimi me qytetarë të shumtë, Rama shkruan: “Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”.

Pas deklaratës së Ramës, reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. "Rama është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve," tha Bardhi.

DEKLARATA

Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë. 

Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.

Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët.  Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë. 

Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigrant 30/05/2020 13:41

Ti je nje prej tyne. Tane heni si nji m. t me e da tresh. So it's still shit. A mundeni me I premtu popullit se nese nuk veni para drejtesise me akuza te forta tane kush ka ba shkelje, dhe nuk mbani premtimet per 2 vitet e para, ju kaloni vendin ne zgjedhje? Dhe Jo akuza si berisha kunder nexhmijes apo ish byroistave. Se berisha nuk kishte si me ba ndryshe se ishte vu ne pushtet prej tyne. Pra oremtini popullit dhe nese nuk e mbani per dy vjet, dorhiquni dhe zgjedhje

Shto koment

Denonco