SKANDALI i Veliut/ Gentian Zenelaj: Nuk je në vitin 1945, kur mamaja...

SKANDALI i Veliut/ Gentian Zenelaj: Nuk je në vitin 1945, kur mamaja...

12:29, 30/05/2020
A+ Aa A-

Gentian Zenelaj, aktori i mirënjohur humorit, i ka dërguar një mesazh kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Zenelaj, si prind kësaj radhe më shumë se sa figurë publike, i ka bërë thirrje ndërgjegjes së kryepolicit për shkarjen e madhe të Veliut deri tek nëna e të miturit, që e rëndoi dhe e thelloi dhunën policore mbi një fëmijë që shkeli karantinën.

Zenelaj i shkruan Veliut:

"Ardi Veliu, a e dinin policët e tu që ishte fëmijë nga një familje me probleme me ligjin, kur e dhunuan 15 vjeçarin?!

Ardi Veliu, nuk gjykohen fëmijët për gabimet e prindërve!

Ardi, djalin nuk e dhunoi një polic:ishin disa policë...

Ardi, nuk je në vitin 1945, kur nxjerr foto dhe video, ku mamaja e djalit na paska një dajo me Ballin!

Do të kisha krijuar respekt për ju nëse thjesht do të kërkonit ndjesë publike...

Vetëm kaq: të kërkonit ndjesë publike për atë dhunë, të cilën për fatin e keq e pa edhe djali im që ka pak a shumë atë moshë, i cili e ka bërë edhe ai në ato ditë të "luftës" madhështore ndonjë xhiro me biçikletë rreth pallatit, mbase edhe duke e shkelur një 15-minutësh orarin e karantinës, që vendosi Xhandarmëria .

Do të kërkoje edhe te profili im për ndonjë video që ta postoje, nëse do t’i ndodhte kjo djalit tim?!

Po te profili i ndonjë mësuesi filloreje apo një punëtori të thjeshtë, ku do ta gjenit videon?!

Të mjaftonte një ndjesë publike Ardi, vetëm kaq! Nuk është turp të kërkosh ndjesë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Veliu i tiranes03/06/2020 00:18

Ky dallkauk , injorant dhe gjithe shpura e ligesise dhe injorances qe drejtojne kete vend te pa fat . Po e bejne kete popull te ike te zhduket se ketu Jeta eshte shum e veshtire , ndoshta dhe me eveshtire na pret jashte , po na duhet te shpresojme se do jete me mire, zoti I ka dhene ketij vendi cdo gje , uje te embel dhe te kripur, qiell me diell , fushe e mal ,,, Po pse duhet te ishim kaq te mbrapshte per te Mos i shfrytezuar e ruajtur per te gjithe , por Po i leme ne dore te llumit per te kenaqur vetem zullumet e ketyre hajduterve Ordinere qe u jane erur syte nga plackitja qe Po na bejne.

Saliu02/06/2020 13:58

Të dashur miq. Eshte një marrëveshje midis nënës së djalit dhe Ardi Veliut. Avokati i Zaides ka paguar Ardi Veliun për të nxjerrë atë video që pastaj Zaida t'a përdorë për azil. Videon ja ka dhënë avokati Ardi Veliut. Është e sigurtë. Ma ka thonë njoni mue.

Shqiptari31/05/2020 15:16

KE PLOTESISHT TE DREJTE O GENTIAN!!! SOT NUK DUHET TE BEJME VALICET GATI E TE IKIM!! FRIKACAKET DHE TE TREMBURIT IKIN DHE ARRATISEN NGA SYTE KEMBET!! POR TE BEJME GATI GURET DHE DRURET KUNDER QEVERISE SE HORRAVE!!! SHQIPERIA ESHTE RIKTHYER NE FILLIMET E VITEVE 1990!!! POLICIA E LLESHT DHE ARDI DAULLVELIUT SOT TE RREH, TE OFENDON, TE HELMON ME GAZ, NDERSA DJE POLICIA E GRAMOZ RUCIT VRAU 4 TE RINJ NE MES TE SHKODRES QE PROTESTON PA ARME, PA GURE, PA DRURE, POR VETEM ME FLAMUJT KOMBETAR DHE KERKONIN LIRINE DHE DEMOKRACINE E MUNGUAR. SOT PER IRONI DHE INJORIM TE GJAKUT TE ATYRE DJEMVE, GRAMOZ RUCI, KRYEPOLICI I FUNDIT I REGJIMIT TE DIKTATURES KOMUNISTE, ESHTE KRYEPARLAMENTARI I PARLAMENTIT DEMOKRATIK!!!! O ZOT! CFARE SHQIPERIE!!! EDHE BE KA MARRE FUND!!! NUK KA ME PIKEN E AUTORITETIT NE VENDET E BALLKANIT!! SOT EDHE EDVIN KRISTAQ RAMA, SPIROPALE DHE TAULANT BALLA TALLEN ME PERSONALITET E BE E OSBE DHE U NXJERRIN GJUHEN, PASI ATA TANI JANE RROGETARET E TYRE!!! CDO VEND I BOTES, SIDOMOS VENDET E BE, KANE NEVOJE PER RESTART!!! BE DUHET TE SHPERBEHET URGJENTISHT PASI NUK FUNKSIONON ME DHE NUK ESHTE ME ASPIRATE DEMOKRATIKE DHE EKONOMIKE SIC KA QENE NE FILLIMET E SAJ DHE DERI NE 1990!!! BE ESHTE LARGUAR 70% NGA PARIMET MBI TE CILAT U KRIJUA!! JANE ANTARESUAR VENDE PA DEMOKRACI APO ME GJYSEM DEMOKRACI, SHTETE ME NIVELE EKONOMIKE SHUME LARG NIVELIT TE BE, SHTETE AUTORITARE DHE DERI ME REGJIME MONISTO-KUMUNISTE-TOTALITARISTE, KU VENDET TIPIKE JANE SHQIPERIA DHE SERBIA!!! VENDET E BE KANE NEVOJE PER NJE SELF-ASSESSMENT!!! BE NUK ESHTE ME NJE ASPIRATE DHE OBJEKTIV PER VENDET ISH-KOMUNISTE!!! MISIONARET E BE DHE OSBE PO I SHERBEJNE REGJIMEVE, QEVERIVE TE KORRUPTUARA DHE JO ME ASPIRATEVE DEMOKRATIKE TE POPULLIT!!! MISIONARET DHE AMBASADORET E BE, SHBA DHE OSBE JANE BERE MJAFT TE KORRUPTUAR DHE SHUME QESHARAKE DHE PA PIKEN E AUTORITETIT NE SYTE E POPULLIT. ATA SOT POPULLI I SHIKON VETEM SI BASHKEPUNETORE, AVOKATE DHE ORTAKE TE QEVERIVE TE KORRUPTUARA!!! SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!! BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

E verteta 30/05/2020 16:26

Kujt i kerkohet te reagoje me falje. Jane katila pa ndjenja njelloj si eterit Mund ti vini cdolloj emri Rilindje apo cdo emer tjeter. Ata jane bijte e kafsheve qe shtypen nje popull per 50 vjet. Nuk na mjaftoi ajo kohe per ti njohur komunistet Sa injorante paskemi qene

Ridhjeresi30/05/2020 14:50

Psikopatet s'kane turp mor Gent!

Alfons Malo30/05/2020 14:25

Jo i dashur Gwenti Nuk pajtohem me ty per nje falje Kurre .... per falje punblike Te lere kapelen e te thote qe une nuk jam per kete pune e te jete i nderuar ne se ben direheqje .Kjo eshte demokracia .Kush je ti qe ben video me celular e jo me nje mjete te miatuar nga shteti .A nuk kane qene keta me video te nxjerra nga Basha e cfare ka thene taulant palla.Atehere pse nuk iken ky? A nuk eshte i perfolur per shume skandale te tjera?E mbron leshi e ramsi se jane te tere njelloj/.Imagjino ta bente ndonje i opoztes cfare do benin keta qelbesira

altini30/05/2020 14:18

Po mo Genti. Po kete gje duhet t'ua kerkosh njerezve. Vetem njerezit kuptojne, gjykojne dhe kerkojne ndjese. Mos e kerko kete gje ne kopshtin zoologjik.

Shto koment

Denonco