Tubimi masiv i Bashës në Durrës acaron Ramën: Po rrezikoni shëndetin

Tubimi masiv i Bashës në Durrës acaron Ramën: Po rrezikoni shëndetin

12:16, 30/05/2020
A+ Aa A-

Tubimi masiv me qytetarë në Durrës nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Teksa poston foto nga pamjet e këtij takimi me qytetarë të shumtë, Rama shkruan: “Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë foto nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me banorët në Durrës, duke u shprehur se “është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie”.

Keqqeverisja dhe kriza e thellë ku është zhytur vendi ka bërë që takimet kreut të opozitës nëpër vend të jenë masive dhe të sinqerta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

B.Q.30/05/2020 12:27

Rama ka hall se del bllof per izolimin prej te cmenduri qe i beri popullit...Plus per deshtimet katastrofale qe erdhen si rezultat i keq qeverisjes se tij...

Ridhjeresi30/05/2020 12:21

Shendeti po na rrezikohet vetem nga nje njeri -Edvin Kristaq Rama

Shto koment

Denonco