Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

'Kartën e identitetit dhe profilin e mamit ju lutem...'/ Shpërthejnë statuset kundër Ardi Veliut

'Kartën e identitetit dhe profilin e mamit ju lutem...'/ Shpërthejnë statuset kundër Ardi Veliut

22:51, 29/05/2020
A+ Aa A-

Vijojnë reagimet ndaj skandalit të sotëm të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Pas një sërë memesh që po bëjnë xhiron e rrjetit, nuk mungojnë as statuset pikante.

Gazetarë dhe aktivistë kanë shpërthyer prej disa orësh me postime që ironizojnë dhe tallim qëndrimin skandaloz të kryepolicit.

Më poshtë ju sjellim disa prej tyre:

EDI OGA

Më merr një i njohur në telefon.

- Alo! Është një makinë policie e parkuar para pallatit tim. Do kenë ardhur për të më rrahur!

- Çfarë ke bërë more?

- Unë asgjë, por kam në Facebook një foto të mamasë me pushkë druri nga zbori i shkollës, në vitin 1972!

ARMAND BAJRAMI

Tani u kuptua pse e prangosi në 17 maj policia Neritan Liçajn. Ai drogohej tek “Unë, ti dhe Kasandra”.

BRIKEN FEJZULLAI

E kanë quajtur Policia e Shtetit; sepse punon, për këtë biçim shteti. Po të punonte për shqiptarët, do quhej Policia Shqiptare! KAQ E THJESHTË!

PANO SOKO

Që të mos më nxjerrin nga konteksti nesër, nuk është ashtu siç duket. Është pushkë asimptomatike...

GENC SEJKO

Të gjitha barcaletat me policë bazohen mbi personazhe si Ardi Veliu.

BESJAN PESHA

Përshëndetje, policia e shtetit jemi. Kartën e identitetit dhe profilin e mamit ju lutem...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco