Denoncimi i fortë: 'Qeveria përdor emrat e emigrantëve në SHBA për të shtuar numrin e testeve anti-Koronavirus'

Denoncimi i fortë: 'Qeveria përdor emrat e emigrantëve në SHBA për të shtuar numrin e testeve anti-Koronavirus'

21:58, 29/05/2020
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare po përdor emrat e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shtuar numrin e personave që kanë testin e Koronavirusit.

Denoncimi i fortë, i publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, është bërë nga një emigrant shqiptar në SHBA.

"Denoncon përdorimin e emrave të emigrantëve që janë në SHBA sikur kanë bere testin e Covid-19", shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e emigrantit digjital.

"Pershendetje Doktor ju lutem verifikoni rastet te te testuarve sepse kam nje shok ketu ne new york dhe ne rregjister rezulton familjarisht sikur ka bere testin.
Kriminale dhe e pa shpjegueshme Doktor betimi i hipokratit eshte te shpetoj njerez jo te mbush rregjistrat me emra qe nuk jetojne ne shqiperi duke justifikuar fatkeqesite e pandemine shqiptareve se kemi testuar eshte jashte cdo llogjike tek sanatoriumi jane mbushur rregjistrat plot fiktivisht.shpresoj tek doktor dhe i infermier ndershem ta bej publike kte kriminalitet".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco