Ja arsyeja pse nuk u dhanë lekë për qytetarët gjatë epidemisë

Ja arsyeja pse nuk u dhanë lekë për qytetarët gjatë epidemisë

21:24, 29/05/2020
A+ Aa A-

Nga Besart Kadia, Atlasi.al

Qeveria kërkon borxh 650 milonë EURO në tregjet ndërkombëtare. Prej të cilave 300 milonë euro do të shërbejnë për të shlyer borxhin e vjetër dhe 350 milionë euro shërben si borxh i ri. Ky borxh pritet të shërbejë për të mbuluar deficitin buxhetor të krijuar për shkak të mbylljes së ekonomisë gjatë muajve mars-maj 2020.

Kjo është shifra më  e lartë që kërkon qeveria në tregjet ndërkombëtare. Në 12 muajt e fundit qeveria nuk ka mundur kurrë të arrijë objektivat e saj në mbledhjen e të ardhurave për shkak të rënies së ritmeve të rritjes ekonomike si dhe për shkak të administrimit të dobët të tatimeve e doganave.

Norma e pritshme e interesit pritet të rritet më shumë nga parashikimet e bëra në fillim të vitit para pandemisë. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore përse qeveria nuk shpenzoi më shumë për ekonominë gjatë pandemisë sepse kërkonte që të mbante nën kontroll parametrat fiskalë përballë tregjeve ndërkombëtare. 

Por ndërkohë që ky objektiv mundet ta bëjë më të lehtë për qeverinë të marrë borxh pyetja kryesore mbetet nëse kjo strategji është e duhur kur dëmi i shkaktuar ekonomisë arrin në vlerën e 1.5 miliardë eurove.

Qeveria për parametrat e saj duket se ishte gati të sakrifikonte bizneset dhe qytetarët e saj. Do shihet nëse ky plan ishte i duhur apo jo. Por ndoshta atëherë do të jetë vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 29/05/2020 22:09

Qeveri,e turpit

Shto koment

Denonco