Ftesa e Abazit nga Syri TV: Socialistët e zhgënjyer t'i bashkohen Vetëvendosjes

Ftesa e Abazit nga Syri TV: Socialistët e zhgënjyer t'i bashkohen Vetëvendosjes

21:12, 29/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij për Syri TV, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Bojken Abazi përveç komenteve për situatën politike në Kosovë, foli edhe mbi atë çfarë po ndodh në vendin tonë.

Teksa forcat politike diskutojnë Reformën Zgjedhore, Abazi u pyet se, nëse Vetëvendosje garon në zgjedhje, me cilën parti mund të bëjë?

Por Abazi nuk dha një përgjigje konkrete, por pati një ftesë për socialistët e zhgënjyer nga kjo mazhorancë.

"Socialistët e përgjegjshëm që janë kundra kapjes së shtetit nga kjo mazhorancë mund ti bashkohen Vetëvendosjes. I mirëpresim", u shpreh Bojken Abazi në intervistën e tij për Juli Krisafin në Syri TV.

Lidhur me shembjen e Teatrit dhe dhunës policore ndaj artistëve, gazetarëve dhe qytetarëve, Abazi u shpreh se, përgjegjësit "duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe politike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eni29/05/2020 21:53

Socialistet e zhgenjyer qe nuk do votojne per Ramen po as per PD te deshperuar ja japin Ramavendosje me falni vetevendosjes.Pastaj Vetevenosja me Ps koalicion Ps edhe 4 vjet te tjera ne pushtet.Kjo nuk do ndonje zgjuarsi te madhe per tu kuptuar

Shto koment

Denonco