Integrimi europian/ Gjosha: Pas 3 vitesh dëgjuam që Shqipëria ka një grup negociator

Integrimi europian/ Gjosha: Pas 3 vitesh dëgjuam që Shqipëria ka një grup negociator

19:57, 29/05/2020
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha theksoi se pas 3 vitesh sot dëgjon për herë të parë se Shqipëria ka një grup negociatorësh për strategjinë e zgjerimit, ndonëse sipas saj duhet të ishte ngritur që në 2017-ën.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gjosha shpreh mbështetje për këtë grup por që sipas saj do të ishte mirë që të prezantonit opinion publik.

Reagimi i plotë i Klajda Gjoshës:

Më në fund, sot, pas 3 vitesh dëgjuam që Shqipëria ka një grup negociator. Ky është lajm i mirë padyshim, pavarësisht se ky grup duhet të ishte ngritur kohë më parë, bazuar edhe në strategjinë e zgjerimit, të punuar nga Ministria e Integrimit Europian në vitin 2017.

Dakord jam ta mbështesim këtë grup, por do ishte mirë ta prezantonit opinion publik me ata që duhet të mbështesim! Mbështetja vjen me trasparencë dhe bashkëpunim. Në fund të fundit ky duhet të jetë procesi integrimit të Shqipërisë, por mesa duket leksionet e integrimit duhet të fillojnë nga ata që e drejtojnë këtë proces!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco