Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vendimi i Kushtetueses/ Çeku: I padrejtë! Rruga e vetme janë zgjedhjet

Vendimi i Kushtetueses/ Çeku: I padrejtë! Rruga e vetme janë zgjedhjet

18:15, 29/05/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për Syri Televizion, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeku ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të ligjshëm dhe kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi që i hap rrugë krijimit të qeverisë së re me Avdullah Hotin kryeministër.

Sipas Çekut, vendimi i Kushtetueses është anti-kushtetues dhe nën presionin e presidentit Thaçi.

"Nga momenti i votimit të mocionit të mosbesimit, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi Kushtetuta e Kosovës nuk njeh asnjë rrugë tjetër kur votohet një mocion mosbesimi. Kemi folur rregullisht për presionet që presidenti Thapçi i ka bërë Gjykatës Kushtetuese. Është vendim i padrejtë, kundër Kushtetutës. Presioni ka krijuar një situatë absurde, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka shkelur parimet", tha ai.

Sipas deputetit, rruga e vetme për të risjellë në vend ligjshmërinë, janë zgjedhjet.

"Rruga e vetme janë zgjedhjet. Nëse është cenuar votimi i 6 tetorit, ne duhet të kthehemi te qytetari e të krijojmë qeverinë e re, cilado qoftë ajo. Vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese e prish sistemin politik në Kosovë dhe hap mundësinë që vullneti i qytetarëve tëkthehet në pazar për pushtet", u shpreh ndër të tjera Hajrulla Çeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco