Nga makinat te plazhet dhe palestrat/ 9 masat që hyjnë në fuqi nga 1 qershori

Nga makinat te plazhet dhe palestrat/ 9 masat që hyjnë në fuqi nga 1 qershori

17:53, 29/05/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një sërë masash të reja lidhur mbi marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e Covid-19, duke filluar nga lëvizja e këmbësorëve dhe makinave në të gjithë vendin deri te plazhet

1-Lejohet lëvizja në të gjithë vendin për të gjitha kategoritë (këmbësorë, biçikleta, ciklomotorë dhe mjete) pa kufizim orari,

Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për datat 30-31 maj ku ndalohet lëvizja nga zonat e kuqe në zonat jeshile dhe anasjelltas.

2-Lejohen të kryejnë veprimtarinë e tyre të gjithë aktivitetet e nomenklaturës se aktiviteteve ekonomike duke respektuar protokollet e sigurisë dhe rregullat e miratuara për distancimin social dhe masat higjeno-sanitare.

3- Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 2 të këtij urdhëri bëhet për aktivitetet e mëposhtme

a-klubet e natës

b-aktivitete kultutore, teatrot, kinematë

c-pishina

4-Ndalohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë.

5-Hapen parqet dhe zonat e gjelbëra duke filluar nga data 01.06.2020.

6-Hapen kurset e formimit professional, edukativ dhe argëtues, këndet e lojërave për fëmijë në ambiente të hapura. Palestra, qendrat e internetit, sipas protokolleve të miratuara dhe rregullave të mirarura për distancimin social dhe masat higjeno-sanitare duke filluar 01.06.2020

7-Lejohet kryerja e konkurseve për punësim të personelit, konkurseve të shkollimit dhe specializimit duke filluar nga 01.06.2020, sipas protokolleve të miratuara dhe rregullat e miratuara për distancimin social dhe masat higjeno-sanitare.

9-Hapen plazhet vëtëm për struktuara akomoduese nga data 01.06. 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Luani29/05/2020 18:12

E lexuat fjalen “nomenklaturë”? Ketyre u ka mbetur ora ne kohen e Partise se Punes. Qelbesirat komuniste po na qeverisin. Duhen perzene nga pushteti qe vodhen, urgjentisht. Dhe pastaj duhet bere nje ligj qe keta dhe kelyshet e ketyre, te mos punojne me kurre ne institucione te shtetit.

Shto koment

Denonco