Skandali/ PD: Veliu duhet shkarkuar. Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal

Skandali/ PD: Veliu duhet shkarkuar. Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal

17:47, 29/05/2020
A+ Aa A-

Në një konferencë për mediat, ish-deputetja Oriola Pampuri kërkoi shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas skandalit të sotëm në Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Sipas Pampurit, ai justifikoi dhunën policore ndaj të miturit, duke përbaltur me sajesa kriminale nënën e tij.

"Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista", u shpreh ndër të tjera ish-deputetja.

Deklarata e plotë e Pampurit:

Pak ditë më parë e gjithë Shqipëria pa e tronditur sesi një i mitur 15 vjeçar u rrah barbarisht nga policia në Tiranë pse kishte shkelur orarin e karantinës. Ndaj policit me sjellje shtazore sot nuk ka asnjë masë domethënëse nga shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Tiranës.

Nën presionin e vetingut partiak dhe korruptiv në polici, ai po zvarrit çështjen prej 2 javësh, sepse mbrojtësi i policit dhunues të fëmijës gjendet në krye të Policisë së Shtetit.
Ardi Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policisë. Duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore kundër minorenit.

Ju ftoj të ndjekim pohimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të parë vetë me sytë tuaj, të dashur qytetarë, se në dorë të kujt është siguria jonë dhe e fëmijëve tanë.


Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri.
Ardi Veliu e bëri këtë në vendin ku duhet të ishim më të mbrojtur, në Parlamentin e Shqipërisë.

Edhe sikur të mos e dinin se video që tregoi Ardi Veliu është skenë nga një shesh xhirimi i një filmi të njohur ku nëna e 15 vjeçarit ka marrë pjesë, është e neveritshme të shohësh sesi burra e gra deputete heshtin përpara një akti kaq të rëndë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Asnjëri prej tyre nuk guxoI të ngrejë zërin kundër këtij qëndrimi sadist, që shkel disa të drejta elementare të njeriut.
Për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë habi për këtë akt prej krimineli gjakftohtë.

Ky është i njëjti person që drejtoi dhunën kundër opozitës gjatë protestave qytetare. Dhe është, sërish, i njëjti kriminel gjakftohtë që urdhëroi hyrjen e policisë në teatër me automatikë, që e rrethoi atë me snajper dhe dhunoi gratë, vjazat, të rinjtë dhe opozitën që kërkonte ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të pronës publike nga vjedhja. 
Ardi Veliu duhet të shkarkohet sot! Me sulmin e sajuar kundër një nëne kryefamiljare, që ka rritur e vetme 3 fëmijë, me justifikimin e dhunës policore kundër djalit të saj 15 vjeçar për shkak të prejardhjes familjare, ai është një klonim i rrezikshëm i sigurimsit dhe i hetuesit kriminel të diktaturës.

Ardi Veliu është sot turpi i Policisë së Shtetit! Ai është fytyra sadiste e Ministrit të Brendshëm, i kryeministrit dhe i këtij pushteti që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista.

Po të ishte ndryshe, Edi Rama do ta kishte shkarkuar tani Ardi Veliun dhe do ta kishte përjashtuar atë me turp përjetë nga radhët e policisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari29/05/2020 21:00

NUK KA ME POLICI TE SHTETIT NE SHERBIM TE SIGURISE SE NJEREZVE, POR NE SHERBIM TE PARTISE SI REVOLUCIONARE TE BASHKUAR RRETH QELBESIRELLEKUT! POLICIA E SHTETIT FATKEQESISHT PAS 2013 U SHNDERRUA NE NJE ORGANIZATE SKANDALOZE DHE JO RIGOROZE. KJO ORGANIZATE NEN DREJTIMIN MJAFT POLITIK TE MINISTRAVE RILINDAS TE RADHES DHE TE DREJTOREVE TE POLICISE, U SHNDERRUA NE NJE POLICI NE SHERBIM TE PARTISE, ORGANIZATAVE KRIMINALE DHE KUNDER INTERESAVE TE POPULLIT DHE TE SHTETIT!! PAS VITIT 2013, PAS LIRIMIT NGA DETYRAT TE POLICEVE "BARKEDERRA" NE RADHET E KESAJ POLICIE HYNE KRIMINELET, TE KORRUPTUARIT, TE PAAFTET, MASKARENJTE, IDIOTET, DEBILAT, INJORANTET DHE ANALFABETET, KY KRYEANALFABETI DHE KRYEINJORANTI ESHTE VETE KY HAJVAN!! 40% E KRYEPOLICEVE TE QARQEVE DHE TE KOMISARIATEVE TE POLICISE SOT JANE OSE TE BURGOSUR, OSE TE SHKARKUAR OSE NE ARRATI SI PERSONA NE KERKIM PER VEPRA PENALE DHE BASHKEPUNETORE NE KRIME TE NDRYSHME!!! KJO ESHTE POLICIA QE DUAM!!! KETU O HAJVAN, NUK BEHET FJALE PER POLICIN QE DHUNOI ATE FEMIJEN E MITUR, ME ATE LE TE MERRET LIGJI, SEPSE JU I BETE TE TILLE. POR SOT BEHET FJALE VETEM PER SJELLJEN, REAGIMIN DHE KOMENTIN TEND PREJ IDIOTI, HARBUTI, MASKARAI, PERDHUNUESI, PREJ NJE PRINDI TE POSHTER, PREJ NJE ENVERISTI TE QELBUR ME ATE MENDESINE TENDE PREJ RILINDASI FAQEZI!!! TI MASKARA DHE DHJAKS MUTI, QE TRIMEROHESH PERPARA NJE FEMIJE TE MITUR DHE INTIMIDON ME HARBUTERI DHE ARROGANCE PREJ RRUGACI ORDINER, NENEN E TIJ, NJE GRUA PA BURRE DHE HALLEXHESHE, DHE TREGOHESH NJE MI FRIKACAK PERPARA BANDAVE TE DROGES, KRIMINELEVE DHE TE ATYRE QE T'I VARIN BOLET NE MAJEN E KANGJELLAVE TE GARDHIT TE DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE POLICISE!!! HARBUT!!! O MUT! DUHEJ TE KISHE DHENE DOREHEQJEN QYSH PERPARA 4 ORESH DHE JO TE QURRAVITESH ME REAGIME IDIOTE!!! SA ME SHUME TE FLASESH PA DHENE DOREHEQJEN, AQ ME SHUME PO E ZHYT VETEN NE GJIRIZIN GJIGAND TE MUTIT TE RILINDJES!!! UNE E DI SHUME MIRE SE SI PO TE SHAN NGA ROBT DHE PO TE OFENDON NE TELEFON SATRAPI I SURRELIT NE KETO MOMENTE!!! NE NJE SHTET NORMAL, AS KRYEMINISTRI DHE AS MINISTRI I BRENDSHEM NUK DUHET TE PRESE ME ASNJE MINUTE DOREHEQJEN E IDIOTIT DHE INJORANTIT, SEPSE IDIOTET DHE INJORANTET NUK DOREHIQEN, POR DUHET TA SHKARKOJNE ATE HAJVAN MENJEHERE NGA DETYRA, NESE KANE PAK, PAK FARE CIPE DHE NDJENJA NJEREZORE!!! LE TE MERRET DREJTESIA ME IDIOT VELIUN DHE VELIAJT!! KETA VEGLA TE NDYRA DHE QORRE TE REGJIMIT NAZISTO-FASHIST TE SATRAPIT TE SURRELIT!

ai29/05/2020 18:17

Ka 7 vitë që dëgjojmë psikopatin dymetrosh me poture që skëterrën ke e ka katandisur Shqipërinë e quan parajsë e nuk duhet të habitemi me veli e veliaj.

qytetar29/05/2020 18:11

Po pse duhet të habitemi me këtë injorant drejtor policie kur shqiptarët panë në shoun e Sokol Pallës, Edi Ramën që ndonëse e pa me sytë e tij dhunën barbare të policëve ushtruar ndaj gazetarit Alfted Lela, pa pikë turpi thoshte që unë nuk shoh ndonjë dhunë në këtë video ? I pa me zë e figurë gjithë Europa nga Bildi skenat e dialogjet e hajdutëve të votës, e EDrama thoshte këto nuk janë dëshmi

Shto koment

Denonco