VIDEO/ Filmi që Ardi Veliu e shiti si skenë kriminale

VIDEO/ Filmi që Ardi Veliu e shiti si skenë kriminale

17:00, 29/05/2020
A+ Aa A-

Mori një skenë filmi për të justifikuar dhunën shtazarake të disa policëve mbi një 15-vjeçar, "faji" i vetëm i të cilit ishte xhiroja me biçikletë pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Kjo është ajo çfarë bëri sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

"Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar. Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja. Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.

Një gënjeshtër e pastër që i plasi në duar vetëm pak minuta më pas.

Pamjet e nënës së 15-vjeçarit me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të filmit.

Bëhet fjalë për filmin “Dashuria s’mjafton” të Drilon Hoxhës, ku ajo ka patur një rol.

Çfarë duhet të bëjë tani Veliu? Të japë dorëheqjen vetë apo të shkarkohet?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari29/05/2020 17:26

KY ESHTE SKANDALI ME I MADH SE SA DHUNA QE POLICET E KRYETRAFIKANTIT VELIU USHTRUAN NDAJ DJALIT 15-VJECAR!!! E PARA, ARDI VELIU ESHTE NJE ENVERIST I NDYRE DHE FOLI E VEPROI TAMAM SI NJE ENVERIST DUKE U LARGUAR NGA VEPRA PENALE E ZAGAREVE TE TIJ DHE DUKE U FUTUR TEK "BIOGRAFIA" E DJALIT DHE ME KEQ AKOMA ME SHANTAZH U FUT TEK JETA PERSONALE E NENES SE DJALOSHIT! NESE AJO GRUA MBAKA ARME NE MENYRE TE PALIGJSHME, KU KA QENE DERI DJE KY KOQE KANDARI DHE POLICET E TIJ? APO SHPERNDANIN DROGE?? E DYTA, TREGOI QE ARDI VELIU ESHTE NJE COPE IDIOTI, NJE INJORANT I NIVELIT TE DHE U BE LIVE NJE LOLO, SHUME QESHARAK DHE U TALL KEQ NGA ATA QE IA DERGUAN ATE VIDEO "SHANTAZH"!!, TE CILEN E TREGOI PA E VERIFIKUAR!! SE TRETI, VETE ARDI VELIU E KA FAMILJEN DHE FEMIJET E VET TE RREGULLT, TE EDUKUAR? A ESHTE I SIGURTE PER KETE? SE KATERTI, CFARE LIDHJE KA GJYQI NDAJ BRUTALITETIT TE POLICEVE ZAGARE ME JETEN E ASAJ GRUAJE?? PRA DO TE THOSHTE QE AI 15-VJECAR E MERITONTE DRURIN E ZAGAREVE TE ARDIT DHE LESHIT SEPSE NENA E TIJ DIKUR PASKA MBAJTUR PISTOLETE!!!!! VETEM PER KETE IDIOTESI KAQ PUBLIKE, TE PACIPE DHE SHANTAZH TE NDYRE, ARDI VELIU DUHET TE SHKARKOHET URGJENTISHT!!!

Shto koment

Denonco