VIDEO-ja skandal e Veliut, flet Zaida Çobo: Skenë nga filmi ku më vrasin djalin

VIDEO-ja skandal e Veliut, flet Zaida Çobo: Skenë nga filmi ku më vrasin djalin

16:35, 29/05/2020
A+ Aa A-

Kryepolici Ardi Veliu sot ka publikuar pamje nga një film ku luante dhe Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar në mënyrë barbare nga 4 policë tek liqeni.

Veliu e publikoi videon, me qëllim që të justifikonte dhunën e ushtruar nga policët, duke shtuar edhe komentin: ‘ja se çfarë familje ka djali’.

Por Veliut ‘në vend që të vinte vetullat, nxorri sytë’ me duart e tij.

Videoja e publikuar nga Ardi Veliu është pjesë e një filmi me titullin ‘Dashuria s’mjafton’, ku Çobo luan rolin e një nëne që i vrasin djalin.

‘Janë xhirimet e një filmi dhe arma është lodër. Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrasin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës’, ka thënë Zaida Çobo në një prononcim për JOQ.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    shqiptar29/05/2020 17:57

    Mendoni për një moment që kjo mgjarje skandal me derjtorin e përgjithshëm të policisë së Shqipërisë të jepej nga të gjithë televizionet e botës,

    Futja kot29/05/2020 17:22

    Le ta kishte thene edhe kryepolici ne Minneapolis dhe do ta kishte pare ndryshe bota ngjarjen atje ... Sa TURP! Me mire te jape vete doreheqjen Ardi Veliu se sa te marre ndonje pasi demi, se nuk do te kete €€€ mjaftueshem per te demshperbyler nenen dhe te birin me fake news qe poston

    Vlora29/05/2020 17:11

    Ardi plehra duhet te shkoj ne burg. Kush eshte Ai qe tregon se nga çfare familje vjen djali. TURP

    Meti29/05/2020 17:00

    Sa Turp, Ca surrati, me cfare rezultati, hahahahaha. Turp, per ate dhe per Ne,

    Meti29/05/2020 16:57

    Bo ca skandali, si mundet te jete ai dr policie, o Zot. Turp per ne, kemi mbaruar te te tere, Turp.

    Shto koment

    Denonco