Noka reagon pas skandalit të Veliut: Ta largojmë këtë bandë, të çlirojmë Policinë e Shtetit

Noka reagon pas skandalit të Veliut: Ta largojmë këtë bandë, të çlirojmë Policinë e Shtetit

16:34, 29/05/2020
A+ Aa A-

Pas skandalit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, vjen reagimi i ish-ministrit të brendshëm dhe ish-deputetit Flamur Noka.

Përmes një postimi në Facebook, Noka e quan sjelljen e Veiut si një logjikë talebane, ndërsa bën thirrje për largimin sa më parë të asaj që ai e quan bandë dhe çlirimin e Policisë së Shtetit nga trafikantët.

"Logjikë talebane. Me këtë logjike idiote a mund të funksionojë shteti?? Çfarë lidhje ka kjo logjikë talebane me ligjin dhe shtetin e së drejtës??? Ka nënën “problematike” ndaj duhej dhunuar e masakruar i riu nga policët banditë të narkoshtetit! Në fakt foto me armë duke aktruar e së ëmës së adoleshentit keqpërdoret kriminalisht për të akuzuar të ëmën aktore si kriminele.

Koha për ta larguar këtë bandë ... Koha për ta hequr policinë nga duart e bandave e trafikantëve. Koha për ta kthyer policinë në organ të ligjit, në Polici të Shtetit", shkruan ish ministri Noka.

https://www.syri.net/kronike/343207/skandali-i-kryepolicit-nxorri-nenen-e-adoleshentit-me-arme-ne-dore-por-pamjet-jane-pjese-e-nje-filmi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco