Meta: Në Kosovë duhet të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve

Meta: Në Kosovë duhet të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve

14:46, 29/05/2020
A+ Aa A-

Pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar sot se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.

Në një konferencë për mediat, Meta tha: “Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.”

Deklarata erdhi pasi një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i dha të drejtë Presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të dekretuar një qeveri të re të kryesuar nga Avdullah Hoti dhe rrëzoi kërkesën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të zhvilluar zgjedhje të reja.  

Deklarata e Metës erdhi pak orë pasi Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e konsideroi "të papranueshëm", vendimin e Kushtetueses dhe paralajmëroi veprime politike në ditët në vijim. Në një mesazh në Fb, Kurti u shpreh:  "Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten. Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat e tjerë politikë do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim," tha Kurti. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mehmet29/05/2020 16:15

MOS Ben rrolin e te pabesit zoti President!!!! Keni sjellje evropiane ndaj institucioneve ne Shqiperi !!Pergjigje eshte JO!!!Keni vite te tera pa gjykate Kushtetuese ne Shqiperi !!!Nejse juve gjithe politikanet shqiptar jeni Arsleaker pra pythlepirsa per ate populli shqiptar vuan Gjithmon . Albin Kurti sot per sot eshte I vetmi politikan shqiptar I pa shitur dhe ivetmi qe mbron interest e kombit shqiptar para egersirave te huaj KY eshte fakt.

Mehmet29/05/2020 15:30

Zoti President I Shqiperis , Ku eshte sjellje evropiane ndaj Kushtetutes kur keta pjestar te kushtetueses ne Kosove ju dhan te drejten atyre qe me pabesi dhe ne pandemi votuan kunder tyre.Kete e beri Grenelli dhe kno ska dyshim!!!Albin Kurti eshte politikani me I zgjuar dhe me patrioti me I pasterti sot per sot ne gjith kombin shqiptar .Ai punoj dhe punon per popullin nuk eshte I kapur sic Jeni Juve te gjithe??Zoti Meta hiqesh shum patriot dhe I sinqerte por nuk Jeni ashtu si hiqeni dhe me kete prononcimin e dhjeve fare.

Shto koment

Denonco