Itali, Ambasada shqiptare fillon shërbimin në sportele që nga 3 qershori

Itali, Ambasada shqiptare fillon shërbimin në sportele që nga 3 qershori

12:52, 29/05/2020
A+ Aa A-

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njoftoi se duke filluar nga data 3 qershor 2020 do të rifillojë shërbimi konsullor për praktika që kërkojnë praninë e qytetarëve në sportele.

"Për shkak të Emergjencës COVID 19, të gjitha takimet e periudhës 11 mars - 30 qershor 2020, për shërbimet që kërkojnë paraqitje në sportel, do të fiksohen data të reja, për të cilat do të njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar në adresën e-mail nga ku kanë aplikuar. Nuk nevojitet të aplikohet sërisht për të kërkuar takim!

Në të njëjtën mënyrë do të njoftohen për datën e takimit edhe qytetarët që kanë kryer kërkesa të reja në portalin Shërbimi Konsullor online: 

https://www.punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-onli…/

Në mbrojtje të shëndetit publik dhe në zbatim të legjislacionit të Emergjencës COVID 19, ftojmë që prania e qytetarëve në mjediset e Ambasadës të jetë përputhje me DPCM në fuqi, duke respektuar rregullat e parashikuara që nga distancimi fizik dhe mbajtja e maskës, ashtu edhe matja temperaturës, në hyrje për në Zyrën e Shërbimit Konsullor.

Lutemi të respektohet me përpikmëri orari i takimit të caktuar në njoftimin që merrni me e-mail.

Ftojmë qytetarët të ndjekin në vijmësi faqet tona: https://www.ambasada.gov.al/italy/ https://www.facebook.com/AmbasciatAlbania/

Për çdo përditësim lidhur me shërbimet tona do të informoheni përmes këtyre faqeve në kohë reale,"përfundon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco