Teatri, Budina do ta denoncojë deri në PE: Do të bëhet lëvizje e madhe!

Teatri, Budina do ta denoncojë deri në PE: Do të bëhet lëvizje e madhe!

11:28, 29/05/2020
A+ Aa A-

Regjisori Robert Budina nuk dorëzohet në betejën për teatrin Kombëtar dhe rindërtimin e tij siç ishte.

Pas dorëzimit të kallëzimit në SPAK ndaj krerëve të politikës, Budina shprehet i vendosur që do ndjekë hetimin e ëështjes deri edhe ndërkombëtarisht; do ta denoncojë deri në Parlamentin Europian. Si përfundi, shprehu bindjes se do të vijë dita që për teatrin do të bëhet një lëvizje e madhe.

”Ne presim që SPAK ta hetojë; dosjen do ta përkthejmë në anglisht dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar, që ta lexojnë prokurorët e huaj.

U sulmuan qartësisht artistët dhe qytetarët. Na patë të armatosur, na patë të dhunojmë gjë, Teatër, art, trashëgimi kulturore?! Në këmbim - automatikun në kokë!

Atëhere, që unë të jem edhe objektiv, nuk jam jurist, por veproj në mënyrë morale. E kanë pranuar disa institucione që dosja të hapet. Tjetra është procedurë teknike. Por procedura teknike këtu ka rënë, sepse s’ka drejtësi. Ku janë juristët e tjerë, ku është pjesë e shëndoshë e kësaj shoqërie?! I bëj thirrje shoqërisë të reflektojë. Qëllimi ynë është të kthejmë tempullin, Teatrin. Demokracia nuk ka për t’u kthyer nëse nuk rindërtojmë Teatrin.

Mua më sulmuan me armë. Ju e patë të gjithë. Hajde ta fitojmë këtë! Unë besoj tek vetja. Tek energjia pozitive! Do t'u heqim alibinë që s'e kanë këtë vullnet. Do ta çojmë deri në fund, edhe nëse ata nuk reagojnë. Do luftojmë deri në fund, do luftojë me të keqen. Do shkojmë dhe në PE, do t'u themi që Shqipëria nuk është vendi i pashpresë.

Prokurorët kanë fëmijë, edhe unë kam, e dinë që unë mund të kisha lënë kokën aty. Do të vijë dita që do bëhet një lëvizje e madhe.”- tha Budina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco