Reforma Zgjedhore/ Këshilli Politik, pritet të mblidhen sot në 11

Reforma Zgjedhore/ Këshilli Politik, pritet të mblidhen sot në 11

10:34, 29/05/2020
A+ Aa A-

Sot në orën 11 do të mblidhet në pallatin e Kongreseve Këshilli Politik , dy ditë nga afati i fundit për një marrëveshje që skadon me 31 maj .

Pritet të diskutohet ëështja e indetifikimit biometrik të zgjedhesve, ku mbrëmë u diskutua shumë dhe nuk u arrit dot një konsensus mes palëve .

Kërkohet nga opozita një qeveri kujdestare 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Emerimi i Drejtorit të Përgjithshem të Policisë  duhet të bëhët nga Ministri i Qeverisë Kujdestare, po 100 ditë përpara .

Struktura e posaëme Anti Korrupsion të hetoje dhe të merret me krimet zgjedhore, amnisti dhe mbrojtje për ata qe denoncojnë shitblerjen e votës.

Një pikë tjetër eshtë edhe depolitizimi i Administratës Zgjedhore, maxhoranca kërkon depolitizim total , ndërsa opozita te pjeshëm dhe gradual sepse sipas saj ekziston mundësia e futjes të eksponenteve të papërshtatshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco