Blerja e helikopterëve 'Black Hawk'/ Rama: FA po ringrihen

Blerja e helikopterëve 'Black Hawk'/ Rama: FA po ringrihen

10:14, 29/05/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur investim kolosal kontratën SHBA- Shqipëro për helikopterët ‘’Black Hawk’’ të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Rama shkruan se 'Forcat Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen shumë shpejt me hapa të sigurt'.

STATUSI NGA EDI RAMA

Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me ambasadoren Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.

Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

99-9929/05/2020 10:24

fol shqip.thuaj qe bleme rrangallet e amerikes me paret e gjakut te shqiptareve.dhe kto per te mbrojtur interesat amerikane ne rajon dhe asgje per shqiperine.skllav!!!!

Shto koment

Denonco