Baton Haxhiu vlerëson Bashën: Dha shembullin e një lideri...

Baton Haxhiu vlerëson Bashën: Dha shembullin e një lideri...

10:03, 29/05/2020
A+ Aa A-

Në përfundim të intervistës së kreut opozitar Lulzim Basha mbrëmë në emisionin “Opinion”, analisti kosovar Baton Haxhiu ka bërë një vlerësim të rrallë për të.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për qëndrimet e Bashës, Haxhiu tha: “E para, të them një gjë: ajo që më bëri përshtypje tek Basha, hiq momentet propagandistike që i duhen për mobilizim të elektoratit, pati një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, një gjuhë të një njeriu që dha shembull të një lideri opozitar, se si ndërtohet diskursi i së ardhmes".

"Kjo është e para. E dyta, shikojeni se si e përfundoi intervistën. Lulzim Basha, në mënyrë jashtëzakonisht korrekte, një ndër të rrallat që nuk është gjuhë për votuesit, në fund të intervistës tha: “Unë shqiptarëve do t’ju premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale dhe nuk do të premtoj gjëra që nuk mund t’i realizoj”!

Një lider, i cili ka ambicje korrekte politike dhe që i përngjan realisht jo një gjuhë të Shqipërisë - e dha një mesazh jashtëzakonisht interesant dhe më bëri shumë shpresëdhënës, zoti Basha,” përfundoi analisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t29/05/2020 11:36

Deri kaq poshte ka rene kartagjena,sa te vleresohen lavderimet e nje dhelpre te rames dhe udb

Shto koment

Denonco