Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi komunikuan LIVE në telefon teksa kryetarja e LSI ishte e ftuar në një intervistë në Syri TV.
Teksa Kryemadhi po fliste rreth koalicionit zgjedhor LSI-PD, lideri i opozitës ndërhyri në emision si sinjal që marrëdhëniet mes partnerëve në opozitë janë shumë të mira dhe se vendimet e opozitës janë në unison.
"Jam Live te Çim Peka. Po më vdes dhe më thotë ti nuk flet me Lulzim Bashën. Po sa të mbaroj do të marr në telefon", i tha Kryemadhi kreut të PD.
Ja momenti:
© SYRI.net
Mund të kenë qytetarët rezerva për historinë e dyshimtë të "ndarjes politike" bashkëshortore presidenciale, por nuk e kuptoj këmbënguljen e gazetarit Koka për përçarjen e opozitës.