‘Qeveria e re’/ Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

‘Qeveria e re’/ Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

22:44, 28/05/2020
A+ Aa A-

Sipas Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, vendimi i presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Avdullah Hotit nga anët e LDK është i drejtë, duke e mbështetur njëzërasi.

Vendimi i Thaçit ishte ankimuar nga lëvizja Vetëvendosje, e cila më herët kishte refuzuar të dërgonte një emër tjetër për kryeministër pas rrëzimit të qeverisë Kurti në Kuvend dhe që kërkonte mbajtje të zgjedhjeve të reja.

Tashmë me këtë vendim Avdullah Hoti i LDK së bashku me AAK dhe Nismën mund të formojnë qeverinë e re të Kosovës.

Pjesë nga vendimi i plotë: 

Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 28 maj 2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 28 maj 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesën: 1. KO 72/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e aktgjykimit të Gjykatës (teksti i plotë i aktgjykimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim): 

Aktgjykim Lënda: KO 72/20 

Parashtrues: Rexhep Selimi dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës    

Objekti i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, i datës 30 prill 2020, me të cilin  z. Avdullah Hoti, iu propozua Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Parashtruesit e kërkesës pretendonin se Dekreti nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit], paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit], paragrafin 14 të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], si dhe me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kërkesa bazohej në nenin 113, paragrafi 2, nën-paragrafi 1 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 29 [Saktësimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 67 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Përfundime    

Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore. 

Aktgjykimi i plotë, që përmban arsyetim të hollësishëm, do të publikohet në ditët në vijim. Deri në publikimin e tij, përmbledhja në vijim, reflekton përfundimet thelbësore të Gjykatës.

Gjykata rikujton se çështja kushtetuese që ngërthen ky Aktgjykim është përputhshmëria me Kushtetutën e Dekretit të kontestuar të Presidentit të Republikës, përmes të cilit, z. Avdullah Hoti, i është propozuar Kuvendit të Kosovës për kandidat për Kryeministër. Në kontekst të vlerësimit të kushtetutshmërisë së Dekretit të lartcekur, bazuar në pretendimet e parashtruesve të kërkesës dhe argumentet e kundërshtimet e palëve tjera të interesuara, Gjykata fillimisht vlerësoi nëse pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit të votuar me dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit më 25 mars 2020, Presidenti i Republikës, bazuar në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, ishte i detyruar të shpërndajë Kuvendin e Republikës dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme. Më tej, Gjykata sqaroi procedurën që duhet ndjekur për formimin e një Qeverie të re, pas një votimi të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend dhe, po ashtu dha vlerësimin e saj nëse në rrethanat e rastit konkret, procedura e ndjekur për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë se re, ka rezultuar në një Dekret kushtetues. 

Vijon...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t28/05/2020 23:02

Ne p.....te sëmës keni per te shkuar edhe ju kosovare,me keq se ne , po e mbeshtetet qeverine e dale nga gjykata dhe jo nga populi.

Shqiptari28/05/2020 23:00

PRA EDHE KOSOVA IKU PER LESH!!! KAQ E PATI EDHE DEMOKRACIA NE KOSOVE!!! LOBI I FUQISHEM SERB NE SHBA NUK RREZOI ALBIN KURTIN, POR RREZOI QEVERINE E RE TE KOSOVES!!! E VJETRA TRIUMFOI DHE ERDHI PERSERI NE PUSHTET!! ENDRRA E KOSOVAREVE U PRE NE MES!!! KY VENDIM I GJYKATES KUSHTETUESE TE KOSOVES ESHTE MJAFT ABSURD!! I JEP QEVERINE DHE PUSHTETIN PARTISE POLITIKE QE DOLI E DYTA DHE PAS PAZAREVE TE TURPSHME ME THACIN DHE HARADINAJN!! KJO ESHTE NJE TRADHETI NDAJ POPULLIT MARTIR TE KOSOVES, NDAJ VOTUESVE TE LDK DHE NDAJ GJAKUT TE ATYRE QE U FLIJUAN PER NJE KOSOVE TE LIRE DHE DEMOKRATIKE!!! VENDIMI ME I DREJTE DO TE ISHTE QE KOSOVA, ASHTU SI MAQEDONIA E VERIUT, TI DREJTOHEJ EDHE NJE HERE KUTISE SE VOTIMIT!! VENDIM I TURPSHEM!!!

Shto koment

Denonco