‘600 milionë lekë tek miqësia e tij’/ Kryemadhi akuza Veliajt: Po vjedh 15 euro për pako me ndihma ushqimore...

‘600 milionë lekë tek miqësia e tij’/ Kryemadhi akuza Veliajt: Po vjedh 15 euro për pako me ndihma ushqimore...

22:35, 28/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së saj për "Çim Peka LIVE", kryetarja e LSI lëshoi akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas saj, Bashkia e Tiranës ka tenderuar me prokurim të drejtëpërdrejtë te miqësia e tij, 600 e disa milionë lekë për të blerë 11 mijë pako. 

"Ty që të dhimbsen qytetarët, ke një vendim këtu, e ke vendim prokurim të drejtëpërdrejtë nga Bashkia e Tiranës për 11 mijë pako ushqimore për pagën e luftës. Bashkia e Tiranës ka tenderuar me prokurim të drejtëpërdrejtë te miqësia e tij, 600 e disa milionë lekë për të blerë 11 mijë pako. 62 milionë e 491 mijë lekë, që i bie pa TVSH për 11 mijë pako, diku te 56 mijë lekë, me gjithë TVSH i bie te 60 e disa mijë lekë për pako. Çfarë kanë në pako? Këtë bëni ju, mos u merrni me sistemin.

Makarona, 4kg
Oriz, 5kg
Vaj, 2l
Sheqer, 2kg
Kripë, 1kg
Salcë, 2kg
Fasule, 4kg
Miell, 25kg
Detergjentë, 5kg
Sapun duarsh, 5 copë

11 mijë pako. Unë sot, kam shkuar dhe kam blerë në supermarket, në mes të Tiranës, me pakicë, pakon që Z. Veliaj u ka shpërndarë 11 mijë fukarenjve. Unë kam blerë të njëjtat gjëra për 27 mijë lekë, me TVSH dhe me pakicë. Kam marrë edhe 4 kile fasule sepse janë dy supermarket të ndryshme… Pra, ky zotëria me shumicë ka blerë 44 ton oriz. Ky, sikur ti blinte me pakicë, ka vjedhur për çdo pakë, 15 euro. 15 euro herë 11 mijë, janë 161 mijë euro që i ka vjedhur fukarenjtë në një sekondë", tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rezari28/05/2020 23:21

E Nderuara Zonja Kryemadhi Jam dakord me shqetesimet qe ngrini per te cilat i gjykoj te drejta. Mendimi im eshte qe kritikat te gershetohen me paraqitjen e padive ne gjykate. Krye Bishjaku i Tiranes ose sic i pelqen ta quaje veten " Tironc i vjeter, apo ish Gjimnazisti i 'Sami Frasherit nuk i ben punet vete. Ai nuk firmos kurre vete por le te tjeret. Neqoftese i padisni keto qe firmosin atehere i priten rrenjet fikut te cilat nuk nuk futen thelle ne toke por shtrihen vetem ne siperfaqe.

Shto koment

Denonco