‘Nuk i bëj nder Ramës duke replikuar me Presidentin’/ Basha: Kapja e drejtësisë u bë pas miratimit të 6 ligjeve nga Rama

‘Nuk i bëj nder Ramës duke replikuar me Presidentin’/ Basha: Kapja e drejtësisë u bë pas miratimit të 6 ligjeve nga Rama

22:04, 28/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha nga studio e ‘Opinion’, se ai nuk ka ndërmend të bëjë replika me Presidentin e Republikës për ti shërbyer Ramës, ndërkohë që sipas tij ka folur që para 4 viteve për kapjen e reformës në drejtësi nga Rama, ndërkohë që kapja u bë pas miratimit të 6 ligjeve nga maxhoranca.

Pyetje: Më thatë se ka një tentativvë për ta çuar vemendjen tek reforma në drejtësi dhe  kjo bëhet për llogari të Edi Ramës. Tek reforma në drejtësi, tentativën për ta çuar diskutimin e kishte Presidenti i Republikës.

Lulzim Basha: Nuk është e vërtetë

Pyetje: Mendoni se Presidenti i Republikës po i shërben Edi Ramës?

Lulzim Basha: Presidenti i Republikës është në detyrën e tij kushtetuese, është sfida e tij, përgjegjësia e tij për të mos lejuar tentativën e qartë, projektin e qartë të qeverisë për të kapur organet e drejtësisë. Këtë e ka bërë, këtë vazhdon ta bëjë. S’është lajm ky. Si u bë ky lajm?! Pse u bë ky lajm?!

Pyetje: Ju thatë që Edi Rama ka provokuar. Çfarë ka provokuar ai?

Lulzim Basha: Edi Rama nxorri deputetët e vet dhe tha se do të bëjmë ndryshime kushtetuese dhe ligjore dhe pastaj fshehu dorën si gjithmonë.

Pyetje: Pra, ju mendoni se Tëitteri i ambasadores amerikane i referohet kryeministrit të vendit?

Lulzim Basha: Nuk mendoj, jam i bindur dhe ia kam shprehur këtë kujtdo që më ka pyetur.

Pyetje: Po citoj Presidentin që thotë se nuk më ka dëgjuar opozita, ka bërë gabim fatal largimi nga parlamenti dhe disa të tjera.

Lulzim Basha: Nuk i bëj unë nder Ramës të merrem sonte në replika me Presidentin. Presidenti ka mendimin e vet. Unë kam qëndrimet e mia. Është në mandatin e tij që të bëjë gjithçka që të zhbëjë sa është e mundur kapjen e drejtësisë nga qeveria. Unë e kam bërë detyrën time para 4 vitesh. Para 4 vitesh kur ne fituam betejën, mos harro, për ndryshimin e Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, Edi Rama zhbëri këtë konsensus me këto 6 ligje. Në këto moment gjithçka mori fund. E vetmja mënyra për t’iu rikthyer reformës në drejtësi është për të zbatuar Kushtetutën siç u aprovua me 22 korrik.

Pyetje: Jeni penduar për largimin nga Parlamenti?

Lulzim Basha: Në asnjë sekondë nuk jam penduar sepse po të mos ishim larguar nga parlamenti, bota sot nuk do ta shihte siç e sheh këtë për një regjim, fasadë që mbulon të vërtetën e një qeverie të falimentuar, të dështuar e të kriminalizuar. 

Pyetje: Dukeni sot krejt ndryshe në vullnetin për të hyrë në zgjedhje për tu përballur. Vjen nga presioni ndërkombëtar apo vjen nga bindja që ju keni se mund të fitoni zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nga vetëdijësimi total i shqiptarëve por edhe i faktorit ndërkombëtar se ka ardhur koha për një ndryshim dhe një ndryshim të thellë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco