Përfundon takimi i Këshillit Politik/ Bylykbashi: Rama synon të marrë kontrollin e komisioneve zgjedhore, ja për çfarë nuk ramë dakord

Përfundon takimi i Këshillit Politik/ Bylykbashi: Rama synon të marrë kontrollin e komisioneve zgjedhore, ja për çfarë nuk ramë dakord

21:13, 28/05/2020
A+ Aa A-

Ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore që po mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe ka zgjatur për rreth 4 orë.

Përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylykbashi gjatë një prononcimi për mediat tha se kishte debat në lidhje me debatin për identifikimin biometrik.

“U hap debat në lidhje me votimin elektronik. Doli qartë që maxhoranca nuk është e gatshme të eci në këtë drejtim të fusë identifikimin biometrik për të garantuar që kutitë e votimit të mos mbushen nga komisionerë, me ato vota ato që nuk erdhën të votonin.

PS e bëri të qartë se nuk ishte e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës që të numërohen vota të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara.

Pa u arritur kjo çështje është e vështirë. Ajo që ne presim nesër është që mazhoranca të vijë me një propozim ku identifikimi biometrik të jetë në të gjitha qendrat zgjedhore të Shqipërisë.

Qeveria të vendosë para, në mënyrë që në Shqipëri mos të manipulohen zgjedhjet. Maxhoranca vuri në pikëpyetje mundësinë që kjo të mos realizohej. Kjo tregoi qartë sesi maxhoranca e sheh zbatimin në të ardhmen. Synon të marrë kontrollin e komisioneve. Identifikimi biometrik është thellësisht i lidhur me profesionalizmin e administratës zgjedhore.

Maxhornaca nuk është e gatshme për çështjen e qeveris teknike. Nëse nuk garantohet mosmbushja e kutive do të kemi numërim brilant dhe do të vijë një pushtet me vota të vjedhura që nuk i duhet askujt.”- tha Bylykbashi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco