AMT firmos peticionin në Lushnje/ ‘Nuk jemi për parti të re, jemi për të bashkuar të gjithë qytetarët’

AMT firmos peticionin në Lushnje/ ‘Nuk jemi për parti të re, jemi për të bashkuar të gjithë qytetarët’

18:32, 28/05/2020
A+ Aa A-

‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ stacionin e radhës për firmosjen e peticionit e ka ndalur në Lushnje.

Peticioni në fjalë është për të ndërtuar teatrin siç ishte dhe në atë vend ku ishte, ndërsa qytetarët po firmosin.

‘Aleanca për Teatrin’ i ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin peticionin. Ndërkohë, regjisori Edmond Budina theksoi se artistët dhe qytetarët po ngrejnë rezistencën dhe protestën.

“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, tha Budina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco