Shtimi i rasteve me Covid-19/ Koduzi: Programi i parandalimit nuk po funksionon

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Koduzi: Programi i parandalimit nuk po funksionon

17:41, 28/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme është rritur numri i bluzave të bardha të infektuar me Koronavirus.

Nga QSUT bëjnë me dije se janë zbuluar 12 raste të reja me COVID-19 brenda personelit shëndetësor në shërbimin e mjekësisë interne, ku një ditë më parë u zbulua një vatër e nxehtë e përhapjes së virusit me 13 raste me COVID-19 tek personeli shëndetësor i interneve.

Lidhur me këtë situatë, i ftuar në "Edicioni i Pasdites" në Syri TV, ishte Gazment Koduzi.

Sipas tij, duhet të kishim një strukturë parandaluese për ti paraprirë situatave të tilla, ndërsa theksoi se me shifrat që kemi patur, në Shqipëri nuk ka patur pandemi.

Nëse kemi një sasi të shtuar të tamponëve, pse nuk janë përdorur edhe për bluzat e bardha?

“Çështja e tamponëve e kam ngritur që në fillim, por ajo që më bëri përshtypje, më duken të kontrolluara. Nuk ka patur më shumë se 270-280 analiza në ditë që edhe numri i personave të kapur pozitiv të jenë të planifikuar. Grafiku ynë duket si dhëmbët e sharrës, ndërsa në Itali ka një kulm ka edhe zbritje. Ka një rregullsi. Kjo tregon numrin e pakët të analizave. Ka një farë planifikimi që sa edhe me juve ka një ilaritet, duke vënë baste se sa të infektuar do të ketë të nesërmen", u shpreh Koduzi.

Por a është përdorur Koronavirusi për qëllime politike?

"Mendoj se, institucione të caktuara, qeveria kryesisht, e ka përdorur numrin e personave të infektuar apo situatën për interesa politike.

Rastet e para kanbë qenë që në shkurt. Kishim edhe Kongresin e PS, ndërsa rastet e para u publikuan më 2 mars. Më 2 mars kishim mitingun e presidentit dhe ecuria e shifrave tregpon se në Shqipëri diçka nuk shkon", tha Gazment Koduzi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco