Bashkia kërkon 30 mln euro borxh për Teatrin e ri/ Tabaku: E turpshme! As koston reale nuk e dinë

Bashkia kërkon 30 mln euro borxh për Teatrin e ri/ Tabaku: E turpshme! As koston reale nuk e dinë

17:08, 28/05/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direke për Syri TV, ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur mbi kredinë që do të kërkojë Bashkia e Tiranës për ndërtimin e Teatrit të ri.

Sipas saj, vetëm një ditë pas shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar, bashkia tregoi se ende nuk kishte fonde dhe as që e dinte koston reale të projektit të ri.

"Shkresa që publikuam sot tregon një shkresë bakalli, as një faqe, që nuk është dinjitoze për një nxënës të klasës së parë. Thotë kushton rreth 30 milionë euro. As koston reale nuk e di dhe i lutet kryeministrit më gjej fondet. Është e turpshme për shtetin shqiptar që sot shkruan shkresa të tilla", tha Tabaku.

Ish-deputetja shtoi se, nuk dihet ende as se cila është parcela në pronësi të Bashkisë Tiranë.

"Është ende e paqartë se cila është parcela në pronësi të Bashkisë Tiranë sepse i ka kaluar Bashkisë Tiranë një pjesë e pronës, që lidhej me trualli", tha Tabaku. 

Shkresa:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Plehu28/05/2020 18:22

Ahahhaa edhe firmen ja ka vjedhur ky kryetari Bashkise Mashtrues, mashtrusit te madh Kryeminister

Shto koment

Denonco