Basha publikon videon: Ramavirusi po shton borxhin e shqiptarëve me 30 milionë euro të tjera

Basha publikon videon: Ramavirusi po shton borxhin e shqiptarëve me 30 milionë euro të tjera

16:20, 28/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon sërish lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se, kryeministri Edi Rama përfitoi nga pandemia për të prishur godinën dhe për të shtuar me 30 milionë euro të tjera borxhin e shqiptarëve.

"Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe normë shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

I babëzituri nuk do t'ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, pë bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN", shkruan Basha në reagimin e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco