Reforma zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, Ruçi takon ambasadoren e SHBA

Reforma zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, Ruçi takon ambasadoren e SHBA

13:06, 28/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, Yuri Kim.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.

Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese.

Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco