Kaso: Këshilli Politik do të prodhojë zgjidhje për Reformën, se konsensus... është fjalë e madhe

Kaso: Këshilli Politik do të prodhojë zgjidhje për Reformën, se konsensus... është fjalë e madhe

12:58, 28/05/2020
A+ Aa A-

“Çfarë do të prodhojë Këshilli Politik?"- Kjo ishte pyetja, së cilës i dha përgjigje sot në studion e SYRI TV, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso.

"Është e vërtetë që Reforma Zgjedhore tashmë është kthyer në një kryefjalë, - tha Kaso. -  Ndoshta jo vetëm prej presionit ndërkombëtar, por për shkak të angazhimit kryesisht të shprehur të opozitës së Shqipërisë, që ka kohë që artikulon nevojën për një Reformë të thellë Zgjedhore, që duhet të adresojë problematikat kryesore të zgjedhjeve.

Është një domosdoshmëri veçanërisht pas votimeve farëse të vitit 2019, të cilat jo vetëm nga opozita, faktori ndërkombëtar dhe nga ODIHR, janë cilësuar si zgjedhjet më të këqija të mbajtura në tri dekadat e Shqipërisë pas shembjes së sistemit.

Duke qenë që është i vetmi ushtrim politik që zhvillohet midis palëve, midis kësaj mazhorance që ka uzurpuar të gjitha pushtet dhe opozitës që është pa asnjë pushtet – por që ka marrë vendin që meriton në krye të aksionit qytetar, duke udhëhequr revoltën  qytetare - Reforma ka marrë fokusin që meriton, por që nuk është fokusi i vetëm duhet të shihet aksioni politik dhe angazhimi i opozitës.

Sa i përket afatit që është vënë, fundit të këtij muaji, është një afat ambicioz, por është një afat  që palët ia kanë vet vetes duke pretenduar se pozicionet, përpara mbylljes së punës së kushtëzuar prej situatës COVID në mars,  kishin bërë prezent në tavolinë një pjesë të paketave dhe propozimeve të tyre dhe duke qënë se  kanë mbetur pak çështje u zbuluar, pa u hedhur në tavolinë -  besoj se është një afat që nëse do të përdoret me vërtetësi dhe në mënyrë intensive ashtu sikundër parashikohet të jetë këto ditë,  mund të prodhojë zgjidhje.

Nuk po them konsensus, se konsensus është fjalë e madhe, por mund të prodhojë zgjidhje për disa çështje thelbësore të Reformës, që i mëshojmë jo vetëm në forumet, por mbi të gjitha në tryezën e Këshillit Politik. Pra, çështje që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor veçanërisht, që vitet e fundit është marrë peng nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij."   

Depolitizimi i administratës zgjedhore

"Qasja e opozitës është që të vërë dorë në problemet e vërteta, tek  procesi zgjedhor dhe administrimi i tij ku një nga elementët  është edhe  administrata zgjedhore, - vërejti Kaso. -  Është parashikuar që administrata të jetë me persona të kualifikuar por që formalisht gëzojnë besimin e palëve. Kjo është një garanci  e sanksionuar në Kodin Zgjedhore këtu e dy dekada të shkuara.

Qëllimi i ushtrimeve është  që garancitë që ekzistojnë sot në Kod, por të jetë e mundur t’i rrisim dhe jo të heqim dorë nga garancitë që gëzojmë sot. Prandaj është e pakonceptueshme dhe e  pamendueshme që opozita e sotme, cilado që të kishte qenë në vendin e saj -  të heqë dorë nga disa garanci dhe standarte që Kodi sot i ka, por të bëjë që të përmirësohen dhe të adresohet një rekomandim i hershëm i ODIHR-it, që flet për një depolitizim gradual të administratës zgjedhore.

Pra, palët të rakordojnë së bashku mekanizma që në mënyrë të matur dhe graduale të bëhet kalimi nga një administratë politikisht e balancuar - drejt një administrate jopolitike.

Ne i jemi qasur me vërtetësi Tryezës së Reformës dhe nuk duhet ta gënjejmë veten sikur në Shqipëri kemi institucione të pavarura apo administratë të pavarur.

E kundërta është e vërtetë. Raportet e  fundit e tregojnë administratën shqiptare si thellësisht të politizuar dhe të kapur nga mazhoranca në pushtet, pra nuk jemi në një situatë optimale për të bërë brenda ditës apo brenda natës një ndryshim të menjëhershëm të sistemit “chech and balance” që ekziston në çfarëdo niveli të administrimit zgjedhor, por duhet të bëhen hapa të matur që të rrisin garancinë e palëve  në proces.

Përfaqësimi politik në komisionet e çfarëdolloj niveli, është një garanci nga e cila opozita nuk heq dorë. Ka formula të ndryshme që mund të adresojnë dhe shqetësimin e ODIHR dhe nevojën për një departizim gradual të administratës zgjedhore, si propozimi për futjen e një elementi të depolitizuar, një element publik që varet drejtpërdrejt nga KQZ me detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara, por kurrsesi pa hequr dorë nga prezenca e të propozuarve politikë në tryezën e administrimit.”//ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco