Pas parashikimit të Syri.net/ Pse kurba e Ramës nuk është qesharake

Pas parashikimit të Syri.net/ Pse kurba e Ramës nuk është qesharake

11:47, 28/05/2020
A+ Aa A-

Syri.net parashikoi se sot do të regjistroheshin 26 raste të reja me koronavirus, pasi aq i duheshin qeverisë.

Parashikimi u bë realitet. Edhe një ditë më parë e dinim se i duheshin 21 raste.

Sigurisht ka një lidhje mes numrit të testimeve dhe rasteve të reja. Sikundër qeveria e ka në dorë që të testojë aty ku duhet për të nxjerrë numrin që i duhet.

Deri më tani, kurba e koronavirusit në Shqipëri është cilësuar qesharake, pasi nuk i bindet asnjë ligjësie statistikore.

Por ndërsa disa thonë se kjo kurbë është qesharake, ky nuk është termi i duhur.

Qesharake është diçka që nuk bën dëm. Kjo është e frikshme. Në këtë mënyrë kryeministri Edi Rama e vendos vetë se sa do jetë numri i të prekurve dhe në bazë të saj vendos për jetët e shqiptarëve.

Disa jetë mund të shkatërrohen nga sëmundja, qindra-mijëra të tjera shkatërrohen nga pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë.

Prandaj është momenti për të mos e quajtur më kurbë qesharake, por të frikshme dhe me pasoja të rënda në jetën e njerëzve. Kjo nuk është një lojë. Sidomos kur flitet për fatet e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arifi28/05/2020 11:59

Kjo nuk eshte kurba e Covid19 poe Kurva e qeverise Rama.

Shto koment

Denonco