Komisioneri për Zgjerimin: Fola me Bashën, mirëpres punën për Reformën Zgjedhore

Komisioneri për Zgjerimin: Fola me Bashën, mirëpres punën për Reformën Zgjedhore

11:26, 28/05/2020
A+ Aa A-

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, postoi një mesazh online, ku theksoi se ka pasur një diskutim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Në qendër të diskutimit ka qenë Reforma Zgjedhore, që mbetet një kusht themelor për përparimin e vendit drejt BE.

“Fola me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik".

"Është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me konkluzionet e marsit të Këshillit Europian”, thuhet në mesazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco