Yuri Kim takime me Këshillin Politik

Yuri Kim takime me Këshillin Politik

09:17, 28/05/2020
A+ Aa A-

Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga afati i mbylljes së reformës zgjedhore, ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë një takim me secilin nga përfaqësuesit e Këshillit Politik.

Sipas burimeve Kim do të kete takime te veçanta me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasili.

Takimet pritet te nisin në orën 11:00.

Temë e diskutimit mendohet të jetë çështja e reformës zgjedhore, ku ambasadorja ka kërkuar përfundimin e saj brenda datës 31 maj.

Sot  në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco