Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Spahia: Kur Edi Rama del enkas për të qarë veç hallin e vet

Spahia: Kur Edi Rama del enkas për të qarë veç hallin e vet

23:15, 27/05/2020
A+ Aa A-

Nga Bardh Spahia

Mbi 10 javë izolim dhe në atë që e quan daljen e fundit publike, në vend të një bilanci, del e vetëmburret dhe qurravitet se nuk e paskan kuptuar se sa shumë paska bërë për shqiptarët në kohën e Covid-it!

Pra pas mbi 10 javësh, shqiptarët duhet të dëgjojnë ‘hallin’ e kryeministrit se si e paskan kritikuar e sharë. Problemi i këtij vendi qenka gjendja emocionale e kryeministrit!

Se çfarë bëri për shqiptarët, për të mos merituar kritikat, denoncimet apo edhe mallkimet, këtë nuk e thotë! Minimumi pasi i izoloi për mbi 10 javë duhet të bëjë transparencë:

- Sa ishte fondi që u përdor në këto 10 javë për të përballuar epideminë?

- Çfarë shkoi mirë e çfarë keq në drejtim të mbrojtjes së personelit shëndetësor, që ishte në vijën e parë të përballjes me virusin?

- Sa ishte fondi (përfshi pajisjet mjekësore)i dhuruar nga institucione ndërkombëtare?

- Çfarë u ble konkretisht për nevoja të përballimit të epidemisë e me çfarë çmimi?

- Si rezultoi kostoja e heqjes së shërbimit të mjekëve të familjes dhe e specialistëve në javët e izolimit total?

- Sa qytetarë humbën vendet e punës e a ka një projeksion se sa do e humbin në javët në vazhdim?

- Cila është strategjia e qeverisë për të rikuperuar këto vende pune?

- Sa është numri i bizneseve, në fshat e qytet që patën rrënim të aktivitetit për shkak të ndërprerjes së tij?

- Sa është numri i bizneseve që do ndihmohen konkretisht?

- Ku është paketa e tretë e ndihmës, që vendet e tjera e kanë dhënë prej ditësh?

- Sa është projeksioni i qeverisë për rënien ekonomike dhe a ka një strategji për ta tejkaluar në planin afatmesëm apo afatgjatë?

- Pra, çfarë bilanci tjetër ka përveç tenderave sekretë me çmime stratosferike për të cilët refuzon të bëjë transparencë edhe pse ka përdorur taksat e shqiptarëve?

- Çfarë bilanci tjetër ka përveç shkatërrimit natën të teatrit kombëtar, fiks sic Enver Hoxha shkatërroi me dinamit po natën godinën e bashkisë së Tiranës, aty ku sot ndodhet muzeu kombëtar?

Asnjë përgjigje për këto, se janë hallet e shqiptarëve, por jo të Edi Ramës. Por ka të drejtë që ndihet si viktimë. Ua dha shembullin konkret në ditët më të vështira shqiptarëve se nuk u bëhet vonë për ta. Dhe nuk kanë për ta harruar! Kjo është pak por e sigurtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari28/05/2020 06:41

Jo kaq i sigurte Z. Bardhi. Duhet pune e madhe per ta palosur kete kerme. Nuk jemi popull europian ne. Pjesa dermuese eshte katunari e gjalle. Ndaj ju si drejtues i larte i PD-se bashke me pjesen tjeter te strukturave te saj duhet ti pervisheni punes.

t28/05/2020 00:58

Edrama shkofte ne te s'èmës bashke me ina-t.!

t28/05/2020 00:57

Edrama shkofsh ne te s'èrmës bashke me ina-t.

Ina27/05/2020 23:53

Edi rama fitore

Shto koment

Denonco