Nga 1 qershori lëvizje e lirë e makinave në gjithë Shqipërinë

Nga 1 qershori lëvizje e lirë e makinave në gjithë Shqipërinë

21:20, 27/05/2020
A+ Aa A-

Edi Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

‘Do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe plazhet do të jenë të hapura, por nuk do të lejojmë asnjë objekt privat përveç hoteleve’, tha Rama.

‘…Ata që kanë sy por s’duan të shohin nuk munguan por fatmirësisht ata ishin shumë pak dhe përtej fjalëve të kota, fyerjeve nuk u kthyen në thyerje problematike të masave.

Kjo është java e fundit për masat kufizuese, me përjashtim të aktiviteteve sportive, dasmave dhe funeraleve. Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazheve që do të bëhet kundrejt rregullave, gjithçka tjetër do jetë si më parë’, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se veç rasteve të përjashtuara, gjithçka tjetër do të jetë si më parë.

Gjithsesi, shtoi ai, sjellja individuale e gjithsecilit nuk duhet të jetë si më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ina27/05/2020 23:56

Shume ironi me populli ky debil a thua e quan femije

Shto koment

Denonco