Rama: Ja aktivitetet që do të vazhdojnë të jenë të mbyllura

Rama: Ja aktivitetet që do të vazhdojnë të jenë të mbyllura

21:19, 27/05/2020
A+ Aa A-

Sikundër paralajmëroi kryeministri Rama ka dalë në një komunikim në lidhje me masat Covid-19, të cilin e ka quajtur të fundit.

Rama ka bërë me dije se transporti public, dasmat, funeralet, plazhet si edhe aktivitetet sportive do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ndërkohë që pjesa tjetër do të jetë e hapur.

Rama ka sulmuar edhe mbledhjen e firmave nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

‘Ky është komunikimi im i fundit me atë që botërisht u quajt armik i padukshëm. Ai as ka ikur e as është mundur përfundimisht, numrat nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma pa masa mbrojtëse, me një karshikllëk që flet për pagjërgjegjshmëri dhe dritëshkurtësi po vazhdojnë edhe përtej të tretave të Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që medemek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Mbledhja e firmave, po luhet me zjarrin, bëni kujdes o njerëz se nuk iu vjen asgjë e keqe nga meraku nga kujdesi im, qoftë edhe i tepruar.

Shani e shfryni sa të doni, po rrezikun e infeksionit mos e neglizhoni. Lus zotin që të mos turpërohemi pasi përballuam më të keqen dhe të mos detyrohemi që të mbyllemi, nga ata që refuzojnë ta pranojnë të keqen dhe hapen si vaji në lakra. Dua t'ju falenderoj për sjelljen e përgjegjshme si njerëz dhe qytetar në respekt të masave ekstreme që kemi marrë. Ia kemi dalë mbanë, nëse qeveria s'do ishte në lartësinë e detyrën dhe të popullit shqiptar do ishte shumë keq.

Zërat e atyre kritikëve nuk kanë munguar, po ishin shumë pak. Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektator, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur", tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco