Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Basha: RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve

FOTO/ Basha: RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve

14:25, 27/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë më ndjekësit e tij një shenim shoqëruar me foto gjatë takimit të tij me fermerët në Rrogozhonë.

“RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve. Të goditur nga pandemia ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike ndërsa konsumi ka rënë në zero”, shkruan Basha.

“Propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij”, shkruan kreu democrat.

Ja postimi i plotë i kreut të opozitës:

RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve. Të goditur nga pandemia ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike ndërsa konsumi ka rënë në zero.

Sot bisedova me fermerët në tregun e Rrogozhinës.
Ata rrinë me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë te vjetra xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore. Propaganda me regji qëndrore tregon një pamje të gënjeshtërt, pa lidhje me realitetin e shumicës së shqiptarëve.

Propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij. Milionat e taksave të shqiptarëve, të cilat ua dha 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të kishte mundësi të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij në këto kohë të vështira.

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco